2021
Dashuria e Perëndisë: Më e Gëzueshmja për Shpirtin
Nëntor 2021


“Dashuria e Perëndisë: Më e Gëzueshmja për Shpirtin”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Dashuria e Perëndisë: Më e Gëzueshmja për Shpirtin

Pjesë të Shkëputura

Pamja
shkrimet e shenjta

Ne mund ta përfytyrojmë dashurinë e Perëndisë si drita që buron nga pema e jetës, duke u derdhur mbi të gjithë tokën drejt e në zemrat e fëmijëve të njerëzve. Drita dhe dashuria e Perëndisë depërton tek të gjitha krijesat e Tij.

Nganjëherë, ne mendojmë gabimisht se mund ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë vetëm pasi të kemi ndjekur shufrën e hekurit dhe ta kemi ngrënë frutën. Dashuria e Perëndisë, megjithatë, nuk merret vetëm nga ata që vijnë te pema, por është vetë fuqia që na shtyn ta kërkojmë atë pemë. …

Dashuria e Perëndisë nuk gjendet te rrethanat e jetës sonë, por te prania e Tij në jetën tonë. Ne e njohim dashurinë e Tij kur marrim forcë përtej forcës sonë dhe kur Shpirti i Tij sjell paqe, ngushëllim dhe udhëzim. Nganjëherë mund të jetë e vështirë ta ndiesh dashurinë e Tij. Ne mund të lutemi që t’i kemi sytë hapur për të parë dorën e Tij në jetën tonë dhe për të parë dashurinë e Tij në bukurinë e krijimeve të Tij.

Teksa përsiatim për jetën e Shpëtimtarit dhe flijimin e Tij të pafundmë, ne fillojmë ta kuptojmë dashurinë e Tij për ne. …

Unë dëshmoj se Zoti dhe Shpëtimtari ynë vdiq vërtet për secilin dhe çdonjërin prej nesh. Ajo ishte një shprehje e dashurisë së Tij të pafundme për ne dhe për Atin e Tij. …

I hapshim zemrat tona për të marrë dashurinë e kulluar që Perëndia ka për ne, dhe më pas e derdhshim dashurinë e Tij në gjithçka që bëjmë dhe jemi!