2021
Gjërat e Shpirtit Tim
Nëntor 2021


“Gjërat e Shpirtit Tim”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Gjërat e Shpirtit Tim

Pjesë të Shkëputura

Pamja
tullumbaca me fytyra të buzëqeshura

Të rinjtë e të rejat më pyesin shpesh se çfarë besoj dhe pse besoj. …

A mund t’ju tregoj disa nga gjërat e shpirtit tim? Këto gjëra gjejnë zbatim për të gjithë ata që kërkojnë të jenë dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit. …

Së pari, duajeni Perëndinë Atin, dhe Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tonë. …

Së dyti, “duaje[eni] të afërmin t[uaj]” [Mateu 22:39]. …

Së treti, duajeni veten tuaj.

Kjo është e vështirë për shumë njerëz. A nuk është interesante që dashuria për veten duket se është më pak e lehtë sesa dashuria për të tjerët? Prapëseprapë, Zoti ka thënë: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” [Mateu 22:39]. Ai e vlerëson hyjninë brenda nesh dhe kështu duhet të bëjmë dhe ne. Kur jemi të rënduar me gabime, brenga, ndjenja papërshtatshmërie, zhgënjime, zemërim ose mëkat, fuqia e Shlyerjes së Shpëtimtarit është, sipas planit hyjnor, një nga gjërat që e ngre lart shpirtin.

Së katërti, zbatojini urdhërimet. …

Së pesti, jini gjithmonë të denjë për ta frekuentuar tempullin. …

Së gjashti, jini të gëzuar dhe plot hare. …

Së shtati, ndiqeni profetin e gjallë të Perëndisë.

Kjo mund të jetë e shtata në listën time të gjërave, por është e para në mendjen time për nga aspekti i rëndësisë që ka sot.

Ne kemi një profet të Perëndisë sot në tokë! Mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë që kjo ka për ju. …

… Ju ftoj që të identifikoni të tetën, të nëntën dhe të dhjetën tuaj. Merrni parasysh mënyra se si mund t’ua tregoni “gjërat” tuaja të përzemërta të tjerëve dhe t’i nxitni ata që të luten, të përsiatin dhe të kërkojnë udhërrëfimin e Zotit.