2021
Ejani te Krishti dhe Mos Ejani Vetëm
Nëntor 2021


“Ejani te Krishti dhe Mos Ejani Vetëm”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Ejani te Krishti dhe Mos Ejani Vetëm

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Jezu Krishti

A e keni pasur ndonjëherë atë ndjenjë hulumtuese, duke e pyetur veten a e di Ati Qiellor se kush jeni dhe a ka Ai nevojë për ju? Të rinj dhe të rejat e mia të dashura, dhe të gjithëve, ju dëshmoj se përgjigjja është po! Zoti ka një plan për ju. Ai ju ka përgatitur për këtë ditë, pikërisht tani, që të jeni një forcë dhe fuqi për mirë në veprën e Tij të fuqishme. Ne kemi nevojë për ju! Ajo thjesht nuk do të jetë aq e madhërishme pa ju! …

… Ejani te Krishti. Ejani tani, por mos ejani vetëm! …

Mbajeni mend, mënyra më e mirë që ju ta përmirësoni botën është ta përgatitni botën për Krishtin duke i ftuar të gjithë ta ndjekin Atë. …

Ai po ashtu i di vuajtjet tona, dhe bën thirrje që të sjellim të shqetësuarit dhe të dëshpëruarit, të lodhurit, kryelartët dhe të keqkuptuarit, të vetmuarit ose ata që janë të “prekur në ndonjë mënyrë”.

… Kë do të sjell te Krishti? Kë do të sillni ju? …

… Të reja dhe të rinj, fillojeni tani, në vetë shtëpinë tuaj. …

Çfarë kohe e lavdishme që të përfshihemi në kauzën e Krishtit!

Po, ju jeni këtu për diçka të madhërishme. Unë i bashkohem Presidentit Nelson, i cili tha: “Zoti ka nevojë që ju ta ndryshoni botën. Ndërsa e pranoni dhe e zbatoni vullnetin e Tij për ju, do ta shihni veten duke arritur të pamundurën!” [Russell M. Nelson, Accomplishing the Impossible: What God Does, What We Can Do (2015), f. 147.]