2021
Thjesht i Bukur – Bukur i Thjeshtë
Nëntor 2021


“Thjesht i Bukur – Bukur i Thjeshtë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Thjesht i Bukur – Bukur i Thjeshtë

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Jezu Krishti në Gjetseman

Për të marrë jetë të përjetshme, ne duhet të “[vijmë] te Krishti dhe [të] përsos[emi] në të” [Moroni 10:32]. Kur vijmë te Krishti dhe i ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, ne marrim pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, e cila përqendrohet te përgjegjësitë e caktuara në mënyrë hyjnore. Këto përgjegjësi hyjnore janë në përputhje me çelësat e priftërisë të rivendosur nga Moisiu, Eliasi dhe Elija, sikurse shënohen në seksionin 110 te Doktrina e Besëlidhje dhe urdhërimin e dytë të madh që na u dha nga Jezu Krishti për ta dashur të afërmin porsi vetveten. Ato gjenden te dy faqet e para të Manualit të Përgjithshëm të përditësuar, që është në dispozicion të të gjithë anëtarëve. …

  1. Të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit

  2. Përkujdesja për njerëzit në nevojë

  3. Ftesa ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin

  4. Bashkimi i familjeve për përjetësinë

Ju mund t’i shihni ato siç i shoh unë: si një hartë rrugore për t’u kthyer sërish tek Ati ynë i dashur Qiellor. …

Është thënë se ungjilli i Jezu Krishtit është “thjesht i bukur dhe bukur i thjeshtë”. Bota nuk është. Është e ndërlikuar, komplekse dhe e mbushur me trazira e mosmarrëveshje. Ne bekohemi kur ushtrojmë kujdes për të mos i lejuar gjërat komplekse, aq të zakonta në botë, që të ndërhyjnë te mënyra se si ne e pranojmë dhe e ushtrojmë ungjillin. …

… Të gjithë ne duhet të përpiqemi fort që ta mbajmë të thjeshtë ungjillin: në jetën tonë, në familjet tona, në klasat dhe kuorumet tona dhe në lagjet e kunjet tona.