2021
Emri i Kishës Nuk Është i Diskutueshëm
Nëntor 2021


“Emri i Kishës Nuk Është i Diskutueshëm”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

Emri i Kishës Nuk Është i Diskutueshëm

Pjesë të Shkëputura

Pamja
dritë që shkëlqen brenda në shpellë

Në një konferencë për shtyp më 16 gusht 2018, Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Zoti ka ngulitur në mendjen time rëndësinë e emrit që Ai ka zbuluar për Kishën e Tij, madje Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” [“The Name of the Church”, 16 gusht 2018, newsroom.ChurchofJesusChrist.org]. …

Një pyetje e mirë doli në pah: “Pse tani?” kur për shumë dekada ne kishim përqafuar nofkën “mormon”? “The Mormon Tabernacle Choir”, materiale të shkurtra filmike “Jam një Mormon”, kënga e Fillores “I Am a Mormon Boy” [“Jam një Djalë Mormon”]?

Doktrina e Krishtit është e pandryshueshme dhe e përhershme. Prapëseprapë, hapat specifikë dhe të rëndësishëm të punës së Shpëtimtarit zbulohen në kohën e tyre të përshtatshme. …

Faleminderit për përpjekjet tuaja fisnike për ta çuar përpara emrin e vërtetë të Kishës. …

Zoti i ka rritur përpjekjet tona për rishikimin e emrave që i janë bashkëngjitur Kishës prej kohësh. …

Ka mijëra e mijëra shenjtorë të ditëve të mëvonshme që e kanë shpallur me guxim emrin e Kishës. Ndërsa bëjmë pjesën tonë, të tjerë do të na ndjekin. …

“Emri i Kishës nuk është i diskutueshëm.” Le të shkojmë përpara me besim. Kur me dëshirë ndjekim këshillën e Zotit, siç zbulohet nëpërmjet profetit të Tij të gjallë veçanërisht nëse bie ndesh me mënyrën tonë fillestare të të menduarit, që kërkon përulësi dhe sakrificë, Zoti na bekon me fuqi shpirtërore shtesë dhe dërgon engjëjt e Tij që të na mbështetin dhe të na qëndrojnë pranë. Ne marrim pohimin e Zotit dhe miratimin e Tij.