2021
Lutem që Ai do të na Përdorë
Nëntor 2021


“Lutem që Ai do të na Përdorë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Lutem që Ai do të na Përdorë

Pjesë të Shkëputura

Pamja
pirg rrobash

Kisha e Jezu Krishtit është nën urdhrin hyjnor që të kujdeset për të varfrit. Ai është njëri nga elementet përbërëse të punës për shpëtimin dhe ekzaltimin. …

Kisha i përgjigjet kësaj detyre që i është ngarkuar, në një larmi të gjerë mënyrash, përfshirë:

  • Dhënien e shërbesës që e bëjmë nëpërmjet Shoqatës së Ndihmës, kuorumeve të priftërisë dhe klasave.

  • Agjërimin dhe përdorimin e ofertave të agjërimit.

  • Fermat dhe fabrikat e konservimit për mirëqenien.

  • Qendrat e mirëpritjes për emigrantët.

  • Programet e përkrahjes për njerëzit në burg.

  • Përpjekjet humanitare të Kishës.

  • Programin elektronik ThjeshtShërbe, i cili u jep vullnetarëve mundësi për të shërbyer.

… Ndërkohë që më shumë se 1 500 projekte për COVID‑19 ishin sigurisht përqendrimi më i madh i ndihmës së Kishës gjatë 18 muajve të fundit, Kisha gjithashtu u përgjigj ndaj 933 fatkeqësive natyrore dhe krizave të refugjatëve në 108 vende. …

Duke folur për përpjekjet humanitare të Kishës, Plaku Xhefri R. Holland dikur vërejti: “Lutjet marrin përgjigje … në shumicën e kohës … nga Perëndia duke përdorur njerëz të tjerë. Pra, lutem që Ai do të na përdorë” [“Neonatal Resuscitation with Elder Holland” (material filmik), Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10 nëntor 2011, youtube.com]. …

Vëllezër e motra, nëpërmjet dhënies së shërbesës, dhurimeve, kohës dhe dashurisë suaj, [ju] ke[n]i qenë përgjigjja e kaq shumë lutjeve. Dhe ende ka kaq shumë më tepër për të bërë. Si anëtarë të pagëzuar të Kishës, ne jemi nën besëlidhje për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë. Përpjekjet tona individuale nuk kërkojnë medoemos para ose vendndodhje të largëta; ato vërtet kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit të Shenjtë dhe një zemër të gatshme për t’i thënë Zotit: “Ja ku jam, dërgomë mua” [Isaia 6:8].