2021
Rivendosja e Përditshme
Nëntor 2021


“Dashuria e Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Rivendosja e Përditshme

Pjesë të Shkëputura

Pamja
një vajzë mbi shkallë në fushë, duke u zgjatur për të kapur dritën

A nuk është interesante se si faktorë të vegjël, në dukje të parëndësishëm, mund të sjellin një ndryshim të madh në jetën tonë? …

Pjesa më e madhe e ndryshimeve në jetën tonë shpirtërore, si pozitive edhe negative, ndodhin gradualisht, hap pas hapi. …

… Ne kemi pika të besueshme dhe të dukshme referimi që mund t’i përdorim për ta vlerësuar drejtimin tonë.

Dhe cilat janë këto pika referimi?

Sigurisht që ato përfshijnë lutjen e përditshme dhe përsiatjen e shkrimeve të shenjta, dhe përdorimin e mjeteve të frymëzuara si Eja, Më Ndiq. Çdo ditë mund t’i afrohemi fronit të Perëndisë me përulësi dhe ndershmëri. Ne mund t’i përsiatim veprimet tona dhe t’i shqyrtojmë çastet e ditës sonë duke marrë parasysh vullnetin dhe dëshirat tona nga pikëpamja e vullnetit dhe dëshirave të Tij. …

Mendojeni atë si një rivendosje të përditshme vetjake. Në udhëtimin tonë si pelegrinë në shtegun e lavdisë, ne e dimë sa e lehtë është që të largohemi. Por ashtu si devijimet e vogla mund të na largojnë nga Udha e Shpëtimtarit, edhe veprimet e vogla dhe të thjeshta të ripërputhjes me siguri na kthejnë përsëri tek Ai. …

 … Ne mund ta përshkojmë rrugën tonë përmes errësirës dhe sprovave të kësaj jete dhe prapë ta gjejmë rrugën e kthimit për tek Ati ynë i dashur Qiellor, në qoftë se i kërkojmë dhe pranojmë pikat shpirtërore të referimit që Ai ka siguruar, në qoftë se e përqafojmë zbulesën vetjake dhe përpiqemi fort për rivendosjen e përditshme. Kjo është mënyra se si bëhemi dishepuj të vërtetë të Shpëtimtarit tonë të dashur, Jezu Krishtit.