2021
Paqja e Krishtit e Shuan Armiqësinë
Nëntor 2021


“Paqja e Krishtit e Shuan Armiqësinë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Paqja e Krishtit e Shuan Armiqësinë

Pjesë të Shkëputura

Pamja
ekuipazhi i kanotazhit

Jezu Krishti shpjegoi se doktrina e Tij nuk ishte “që të nxis[te] zemrat e njerëzve në zemërim, njëri kundër tjetrit; por, [që] doktrina [e Tij] është kjo, që gjëra të tilla duhet të zhduken” [3 Nefi 11:28–30]. …

Pas vizitës së Shpëtimtarit në kontinentin amerikan, njerëzit ishin të bashkuar. … Ndryshimet e tyre u zbehën në krahasim me dashurinë e tyre të treguar për Shpëtimtarin dhe ishin të bashkuar si “trashëgimtarë të mbretërisë së Perëndisë” [4 Nefi 1:17]. Rezultati ishte se “nuk mund të kishte një popull më të lumtur … të krijuar nga dora e Perëndisë” [4 Nefi 1:16].

Uniteti kërkon përpjekje. Ai zhvillohet kur ne kultivojmë dashuri për Perëndinë në zemrat tona dhe përqendrohemi te fati ynë i përjetshëm. Neve na bashkon identiteti ynë i përbashkët parësor si fëmijë të Perëndisë dhe zotimi ynë ndaj të vërtetave të ungjillit të rivendosur. Dashuria jonë për Perëndinë dhe dishepullimi ynë ndaj Jezu Krishtit prodhojnë një shqetësim të çiltër për të tjerët. …

Kur dashuria për Krishtin e mbështjell jetën tonë, ne u qasemi mosmarrëveshjeve me butësi, durim dhe dashamirësi. Ne shqetësohemi më pak rreth ndjeshmërive tona dhe më shumë rreth ndjeshmërive të të afërmve tanë. Ne kërkojmë të arrijmë marrëveshje dhe të krijojmë unitet. Ne nuk përfshihemi në “qort[ime] për mendimet”, nuk i gjykojmë ata me të cilët nuk biem dakord apo nuk përpiqemi që t’i bëjmë ata të pengohen. Përkundrazi, ne hamendësojmë që ata me të cilët nuk biem dakord të jenë duke bërë më të mirën që munden me përvojat jetësore që kanë. …

… Ftesa ime është që të jemi trima duke e vënë dashurinë për Perëndinë dhe dishepullimin tonë ndaj Shpëtimtarit mbi të gjitha interesat e tjera. Le ta përkrahim besëlidhjen e pandarë nga dishepullimi ynë – besëlidhjen për të qenë një!