2021
Paqja Vetjake në Kohë Sfiduese
Nëntor 2021


“Paqja Vetjake në Kohë Sfiduese”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Paqja Vetjake në Kohë Sfiduese

Pjesë të Shkëputura

Pamja
perëndim dielli në një gji deti me mol

Paqja në botë nuk na premtohet ose sigurohet deri në Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. …

Megjithatë, paqja vetjake mund të arrihet pavarësisht nga zemërimi, grindja dhe përçarja që e sëmurin dhe e ndotin botën tonë sot. Nuk ka qenë kurrë me rëndësishme [se sot] që të kërkojmë paqe vetjake. …

Ndërkohë që nuk do të sprapsemi kurrë nga përpjekjet për të arritur paqe të përbotshme, kemi marrë sigurinë se mund të kemi paqe vetjake sikurse jep mësim Krishti. Ky parim shtjellohet te Doktrina e Besëlidhje: “Por mësoni se ai që bën veprat e drejtësisë, duhet ta marrë shpërblimin e tij, madje paqe në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën që vjen” [Doktrina e Besëlidhje 59:23].

Cilat janë disa nga “veprat e drejtësisë” që do të na ndihmojnë t’i përballojmë debatet, t’i zbutim grindjet dhe të gjejmë paqe në këtë botë? Të gjitha mësimet e Krishtit të çojnë në këtë drejtim. Do të përmend disa që besoj se janë veçanërisht të rëndësishme.

I Pari: Ta Duam Perëndinë, t’i Jetojmë Urdhërimet e Tij dhe të Falim Çdokënd …

I Dyti: Të Kërkojmë Frytet e Frymës …

I Treti: Të Ushtrojmë Lirinë e Zgjedhjes për të Zgjedhur Drejtësinë …

I Katërti: Të Ndërtojmë Sionin në Zemrat dhe Shtëpitë Tona …

I Pesti: Të Ndjekim Paralajmërimet Aktuale të Profetit Tonë …

Unë dëshmoj dhe jap dëshminë time personale apostolike se Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës, e udhëheq dhe e udhërrëfen Kishën e Tij të rivendosur. Jeta dhe misioni i Tij shlyes janë burimi i vërtetë i paqes. Ai është Princi i Paqes.