2021
E Vërtetë e Kulluar, Doktrinë e Kulluar dhe Zbulesë e Kulluar
Nëntor 2021


“E Vërtetë e Kulluar, Doktrinë e Kulluar dhe Zbulesë e Kulluar”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

E Vërtetë e Kulluar, Doktrinë e Kulluar dhe Zbulesë e Kulluar

Pjesë të Shkëputura

Të dashur vëllezërit dhe motrat e mia, mirë se erdhët në konferencën e përgjithshme! …

… Ju ftoj të mbani vesh për tri gjëra gjatë kësaj konference: të vërtetën e kulluar, doktrinën e kulluar të Krishtit dhe zbulesën e kulluar. Në kundërshtim me dyshimet e disave, ka njëmend diçka të tillë si e drejta dhe e gabuara. Ka njëmend të vërtetë absolute – e vërteta e përjetshme. Njëra nga plagët e ditëve tona është se shumë pak njerëz e dinë se ku të drejtohen për të vërtetën. Mund t’ju siguroj se ajo që do të dëgjoni sot dhe nesër, përbën të vërtetë të kulluar.

Doktrina e kulluar e Krishtit është e fuqishme. Ajo e ndryshon jetën e kujtdo që e kupton atë dhe kërkon ta zbatojë në jetën e vet. Doktrina e Krishtit na ndihmon ta gjejmë dhe të qëndrojmë në shtegun e besëlidhjeve. Qëndrimi në atë shteg të ngushtë, por të përcaktuar mirë, do të na kualifikojë më në fund për të marrë gjithçka që ka Perëndia. Asgjë nuk mund të vlejë më shumë sesa gjithçka që ka Ati ynë!

Së fundi, zbulesa e kulluar për pyetjet në zemrën tuaj, do ta bëjë këtë konferencë shpërblyese dhe të paharrueshme. Në qoftë se nuk e keni kërkuar ende shërbesën e Frymës së Shenjtë që t’ju ndihmojë për të dëgjuar atë që Zoti do t’ju vinte të dëgjonit gjatë këtyre dy ditëve, unë ju ftoj ta bëni këtë tani. Ju lutem, bëjeni këtë konferencë një kohë ushqyerjeje me bollëk me mesazhet e Zotit nëpërmjet shërbëtorëve të Tij. Mësoni se si t’i vini në zbatim ato në jetën tuaj.