2021
Mirëbesoni Sërish
Nëntor 2021


“Mirëbesoni Sërish”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

Mirëbesoni Sërish

Pjesë të Shkëputura

Pamja
djali plangprishës

Two Prodigal Sons [Dy Bijtë Plëngprishës], nga Jorge Cocco

A keni ndier ndonjëherë sikur po largoheni nga shtëpia? Shpesh, largimi nga shtëpia do të thotë që mirëbesimi është venitur ose thyer – mirëbesimi te vetja, te njëri-tjetri, te Perëndia. Kur mirëbesimi sfidohet, ne vrasim mendjen si të mirëbesojmë sërish.

Mesazhi im sot është, qoftë nëse ne po kthehemi në shtëpi ose po shkojmë në shtëpi, Perëndia do të vijë të na takojë. Tek Ai mund të gjejmë besim dhe guxim, urtësi dhe aftësi dalluese, për të mirëbesuar sërish. Po ashtu, Ai na kërkon ta mbajmë dritën ndezur për njëri-tjetrin, të jemi më shumë falës dhe më pak gjykues ndaj vetes dhe njëri-tjetrit, që Kisha e Tij të mund të jetë një vend ku ndihemi në shtëpi, qoftë nëse po vijmë për herë të parë ose po kthehemi.

Mirëbesimi është një akt besimi. …

Ne e dimë se gëzimi në shtegun e besëlidhjeve të Zotit dhe thirrjet për të shërbyer në Kishën e Tij janë një ftesë për të ndier mirëbesimin dhe dashurinë e Perëndisë për ne dhe njëri-tjetrin. …

Mirëbesimi ynë bëhet i vërtetë kur bëjmë gjëra të vështira me besim. Shërbimi dhe sakrifica e rritin kapacitetin dhe i rafinojnë zemrat. …

Ndërkohë që rrethanat tona individuale janë personale, parimet e ungjillit dhe Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojnë ta dimë, nëse, si dhe kur të mirëbesojmë tek të tjerët sërish. …

Mirëbesojini Perëndisë dhe mrekullive të Tij. Ne dhe marrëdhëniet tona mund të ndryshojmë. …

Rrugëtimet e jetës sonë janë individuale, por ne mund të vijmë përsëri te Perëndia, Ati ynë dhe te Biri i Tij i Dashur nëpërmjet mirëbesimit te Perëndia, te njëri-tjetri dhe te vetja.