2021
Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror
Nëntor 2021


“Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Jezu Krishti

I Shall Not Want [Asgjë Nuk do të Më Mungojë], nga Yongsung Kim

Pamja
Restaurimi i Tempullit të Solt‑Lejkut

Kantieri i ndërtimit të Tempullit të Solt-Lejkut

Siç e dini, ne po kryejmë restaurime të mëdha në Tempullin historik të Solt‑Lejkut. …

Ne nuk po kursejmë asnjë përpjekje për t’i dhënë këtij tempulli të nderuar, i cili ishte bërë gjithnjë e më i cenueshëm, një themel që do t’u bëjë ballë forcave të natyrës deri në Mijëvjeçar dhe gjatë tij. Në mënyrë të ngjashme, tani është koha që secili prej nesh të zbatojë masa të jashtëzakonshme – ndoshta masa që nuk i kemi marrë kurrë më parë – për të forcuar themelet tona vetjake, shpirtërore. Kohët e pashembullta kërkojnë masa të pashembullta.

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, këto janë ditët e mëvonshme! Nëse ju dhe unë do t’u bëjmë ballë rreziqeve dhe trysnive të ardhshme, është e domosdoshme që secili prej nesh të ketë një themel të fortë shpirtëror të ndërtuar mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit.

Pra, unë e pyes secilin prej jush, sa i fortë është themeli juaj? Çfarë përforcimesh nevojiten për dëshminë tuaj dhe të kuptuarit e ungjillit?

Tempulli ndodhet në qendër të forcimit të besimit dhe qëndresës sonë shpirtërore sepse Shpëtimtari dhe doktrina e Tij janë vetë thelbi i tempullit. …

Nëse ende nuk ju pëlqen shumë ta frekuentoni tempullin, shkoni më shpesh – jo më rrallë. Lëreni Zotin, nëpërmjet Shpirtit të Tij, t’ju mësojë dhe frymëzojë atje. …

Ju lutem, më besoni kur them se, kur themeli juaj shpirtëror është ndërtuar në mënyrë të qëndrueshme mbi Jezu Krishtin, nuk duhet të keni frikë. Ndërsa jeni të vërtetë ndaj besëlidhjeve tuaja të bëra në tempull, ju do të forcoheni nga fuqia e Tij. Më pas, kur ndodhin tërmete shpirtërore, ju do të jeni në gjendje të qëndroni të fortë sepse themeli juaj shpirtëror është i qëndrueshëm dhe i patundur.