Mbështetjate Vetja
Mesazh nga Presidenca e Parë


Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur Vëllezër dhe Motra:

Zoti ka shpallur: “Është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi” (DeB 104:15). Kjo zbulesë është një premtim nga Zoti se Ai do të sigurojë bekime materiale dhe do ta hapë derën e mbështetjes te vetja, e cila është aftësia jonë që t’i sigurojmë nevojat e jetës për veten dhe pjesëtarët e familjes sonë.

Kjo fletore pune është përgatitur për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që t’i mësojnë dhe t’i vënë në praktikë parimet e besimit, arsimin, të punuarit fort dhe mirëbesimin në Zot. Pranimi dhe të jetuarit e këtyre parimeve do t’jua aftësojnë më shumë që t’i merrni bekimet materiale të premtuara nga Zoti.

Ne ju ftojmë që t’i studioni me zell dhe t’i zbatoni këto parime dhe t’ua jepni mësim pjesëtarëve të familjes suaj. Ndërsa bëni kështu, jeta juaj do të bekohet. Ju do të mësoni se si të veproni në shtegun tuaj drejt mbështetjes më të madhe te vetja. Ju do të bekoheni me shpresë, paqe dhe përparim më të madh.

Ju lutemi, jini i sigurt se ju jeni një fëmijë i Atit tonë në Qiell. Ai ju do dhe nuk do t’ju braktisë asnjëherë. Ai ju njeh dhe është gati t’ju zgjatë bekimet shpirtërore dhe materiale të mbështetjes te vetja.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë