Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Merrini Ordinancat e Tempullit


Themeli Im: Merrini Ordinancat e Tempullit – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Cilat janë disa nga gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju?

Shihni:“Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 201.)

Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga Doing What Matters Most [Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi]

Tregimtari: Një avion u rrëzua në Florida në një natë të errët dhjetori. U vranë mbi 100 njerëz. Ai ishte 32 kilometra larg zonës së sigurisë.

Presidenti Diter F. Uhtdorf: Pas aksidentit, hetuesit u përpoqën të përcaktonin shkakun. Rrota e përparme në fakt ishte shtrirë siç duhej. Aeroplani ishte në kushte mekanike të përkryera. Çdo gjë funksiononte siç duhej – gjithçka përveç një gjëje: një llambe të vetme drite e djegur. Llamba e vogël – me vlerë rreth 20 cent – nisi zinxhirin e ngjarjeve që së fundi çoi në vdekjen tragjike të më tepër se 100 vetëve.

Sigurisht, llamba e dritës që nuk ndizej, nuk e shkaktoi aksidentin; ai ndodhi sepse ekuipazhi u përqendrua tek diçka që dukej se kishte rëndësi në atë çast, duke harruar atë që kishte rëndësinë më të madhe.

Prirja për t’u përqendruar te gjërat e parëndësishme në kurriz të atyre të thellave u ndodh jo vetëm pilotëve por gjithkujt. Të gjithë jemi në rrezik. … A jepen mendimet dhe zemrat tuaja pas atyre gjërave jetëshkurtra, fluturake që kanë rëndësi vetëm për çastin, apopas gjërave që kanë më shumë rëndësi?

(“Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 59, 60)

Kthehuni te faqja 200.

Diskutoni:Çfarë gjërash të parëndësishme po na pengojnë të përparojmë? Si mund të na ndihmojnë ordinancat e ungjillit?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhjet 84:20 dhe citimin nga Presidenti Bojd K. Paker (në të djathtë)

Diskutoni:Ndërsa kërkojmë mbështetje te vetja, pse është e rëndësishme të jemi të denjë për në tempull?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Nëse keni një rekomandim tempulli, vendosni një datë për të marrë pjesë në tempull.

  • Nëse nuk keni një rekomandim tempulli, takohuni me peshkopin tuaj ose presidentin e degës për të diskutuar mënyrën se si mund të përgatiteni për t’i marrë ordinancat tuaja të tempullit.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar rreth ordinancave të tempullit.