Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi


Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Gjoni 10:10 (në të djathtë)

Diskutoni:Çfarë është një jetë me bollëk?

Shihni:“He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 5.)

Më Lustroi Gishtin e Këmbës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga He Polished My Toe [Më Lustroi Gishtin e Këmbës]

Plaku Enrike R. Falabela: Kur po rritesha, ne nuk kishim shumë të ardhura. Më kujtohet një ditë kur iu afrova babait tim dhe i thashë: “Baba, dua të kem një palë këpucë të reja. Këto që kam thuajse janë grisur tashmë.” Ai ndaloi dhe vështroi këpucët e mia dhe pa që vërtet ishin të grisura. Ai tha: “Mendoj se kjo është diçka që mund ta rregullojmë”. Ai mori pak bojë të zezë dhe m’i lustroi këpucët, duke i lënë me shkëlqim dhe të bukura. Ai më tha: “Tani i ke në rregull, bir”. U përgjigja: “Jo, ende jo. Ende mund ta shohë gishtin që më del nga këpuca.” Ai tha: “Epo, mund ta rregullojmë edhe atë!” Ai mori edhe pak bojë dhe lustroi gishtin tim!

Atë ditë mësova se ka zgjidhje për çdo problem. Unë jam i bindur se ky parim i mbështetjes te vetja dhe kjo nismë është një mënyrë për ta përshpejtuar punën e Zotit. Ajo është pjesë e punës për shpëtim. Të gjithë ne mund të bëhemi më të mirë nga sa jemi tani. Ju duhet ta largoni apatinë. Shumë herë bëhemi të vetëkënaqur dhe kjo e shkatërron përparimin tonë. Çdo ditë është një ditë që mund të përparoj nëse vendos të bëj diçka ndryshe për ta përmirësuar atë që e kam bërë keq në të kaluarën. Nëse e bëni me besim, duke ushtruar besim e shpresë te Krishti që Ai do të jetë atje për t’ju ndihmuar, ju do ta gjeni mënyrën për të përparuar në gjëra materiale dhe shpirtërore. Kjo ndodh sepse Perëndia jeton dhe ju jeni biri apo bija e Tij.

Kthehuni te faqja 4.

Diskutoni:A besoni se ka zgjidhje për problemet tuaja? Si mund të kualifikohemi që fuqia e Zotit të na ndihmojë?

Lexoni:Referencën nga Manuali 2 dhe citimin nga Plaku Dallin H. Ouks (në të djathtë). Të jesh i/e mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo arrijmë çdo gjë që na vjen në mendje. Përkundrazi, është të besosh se nëpërmjet hirit, apo fuqisë aftësuese, të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje të plotësojmë gjithë nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona. Mbështetja te vetja është provë e mirëbesimit ose besimit tonë te fuqia e Perëndisë për të lëvizur malet në jetën tonë dhe për të na dhënë forcë që të triumfojmë mbi sprova dhe vuajtje.

Diskutoni:Si ju ka ndihmuar hiri i Krishtit për t’i plotësuar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës?

Diskutoni:Lexojeni citimin nga Presidenti Marion G. Romni (në të djathtë). Si e dini nëse po bëheni më i mbështetur te vetja?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta plotësoni secilin zotim.

  • Lexojeni letrën nga Presidenca e Parë brenda kapakut të përparmë dhe nënvizojini bekimet e premtuara. Çfarë duhet të bëni për t’i marrë ato? Shkruajini mendimet tuaja më poshtë.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth mbështetjes te vetja.