Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Pendohuni dhe Jini të Bindur


Themeli Im: Pendohuni dhe Jini të Bindur – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Si lidhen pendimi dhe bindja me mbështetjen te vetja?

Shihni:“Obedience Brings Blessings” [“Bindja Sjell Bekime”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 37.)

Bindja Sjell Bekime

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga materiali filmik “Obedience Brings Blessings” [“Bindja Sjell Bekime”]

Presidenti Tomas S. Monson: Çfarë premtimi i lavdishëm! “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28]. …

Vëllezërit dhe motrat e mia, prova e madhe e kësaj jete është bindja. “Dhe ne do t’i provojmë me këtë”, tha Zoti, “për të parë nëse ata do t’i bëjnë të gjitha gjërat që Zoti, Perëndia i tyre, do t’i urdhërojë” [Abraham 3:25].

Shpëtimtari shpalli: “Sepse të gjithë ata që dëshirojnë të kenë bekim nga dora ime, duhet t’i binden ligjit që u caktua për atë bekim dhe kushteve të tij, siç u ngritën që përpara krijimit të botës” [DeB 132:5].

Nuk ekziston shembull më i shkëlqyer për bindjen se ai i Shpëtimtarit tonë: Për të Pali vërejti:

“Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,

dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden” [Hebrenjve 5:8–9].

Shpëtimtari tregoi dashuri të sinqertë për Perëndinë duke jetuar jetë të përsosur, duke e nderuar misionin e shenjtë që ishte i Tiji. Kurrë nuk ishte Ai arrogant. Kurrë nuk ishte Ai i fryrë me krenari. Kurrë nuk ishte Ai i pabesë. Gjithmonë ishte Ai i përulur. Gjithmonë ishte Ai i sinqertë. Gjithmonë ishte Ai i bindur. …

Kur u përball me agoninë e Gjetsemanit, kur Ai duroi dhembje të tillë që “djersa iu bë sikur të ishte pika të mëdha gjaku që binin në tokë” [Lluka 22:44], Ai dha shembullin e Birit të bindur duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti” [Lluka 22:42].

Sikurse Shpëtimtari i udhëzoi Apostujt e Tij të hershëm, kështu ju udhëzon Ai ju dhe mua: “Ti ndiqmë” [Gjoni 21:22]. A jemi të gatshëm të bindemi?

Dituria që kërkojmë, përgjigjet për të cilat jemi të dëshiruar, dhe forca që dëshirojmë sot për të përballuar sfidat e një bote të ndërlikuar dhe në ndryshim, mund të jenë tonat kur u bindemi me gatishmëri urdhërimeve të Zotit. Po i citoj edhe një herë fjalët e Zotit: “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28].

Është lutja ime e përulur që të mund të bekohemi me shpërblimet e bollshme që u premtohen të bindurve. Në emrin e Jezu Krishtit, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, amen.

(“Bindja Sjell Bekime”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 89, 92)

Kthehuni te faqja 36.

Diskutoni:Çfarë bekimesh keni marrë me anë të bindjes ndaj ligjeve të Perëndisë? Si na ndihmon pendimi që të përparojmë?

Lexoni:Doktrinën e Besëlidhjet 130:20–21 dhe citimin nga Profeti Jozef Smith (në të djathtë)

Diskutoni:Lexoni te Jozueut 3:5 dhe citimet nga Plaku Xhefri R. Holland dhe Presidenti Spenser W. Kimball (në faqen 37). Përse kemi nevojë të pendohemi, ta shenjtërojmë veten tonë dhe të përpiqemi të bëjmë mirë ndërsa kërkojmë të bëhemi të mbështetur te vetja?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Bindjuni ligjit që zgjodhët në veprimtarinë më lart.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth bindjes.