Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Jetoni një Jetë të Drejtpeshuar


Themeli Im: Jetoni një Jetë të Drejtpeshuar – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Si t’i mbaj të drejtpeshuara kërkesat e përditshme të jetës?

Shihni:“Of Regrets and Resolutions” [“Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 55.)

Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga materiali filmik “Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”

Presidenti Diter F. Uhtdorf: A nuk është e vërtetë që ne shpesh zihemi shumë me punë? Dhe, e trishtueshme për ta thënë, [por] ne madje e quajmë faktin që jemi të zënë simbol nderi, sikur të qenit i zënë, në vetvete, të qe një arritje ose shenjë e një jete të mrekullueshme.

A është kështu?

Mendoj për Zotin tonë dhe Shembullin e përsosur, Jezu Krishtin, dhe jetën e Tij të shkurtër midis njerëzve të Galilesë dhe Jerusalemit. Jam përpjekur ta përfytyroj Atë duke u ngutur nga një mbledhje te tjetra ose duke bërë shumë gjëra njëkohësisht për të përmbushur një listë me gjëra të ngutshme.

Nuk mund ta shoh Atë duke bërë këtë gjë.

Përkundrazi, shoh Birin e dhembshur e dashamirës të Perëndisë duke e jetuar çdo ditë me qëllim. Kur Ai bashkëveproi me njerëzit përreth Tij, ata u ndien të rëndësishëm dhe ndien që Ai i donte. Ai e njihte vlerën e pafundme të njerëzve që takoi. Ai i bekoi dhe iu shërbeu atyre. Ai i lartësoi dhe i shëroi ata. Ai iu dha atyre dhuratën e çmuar, kohën e Tij.

(Diter F. Uhtdorf, “Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 22)

Kthehuni te faqja 54.

Diskutoni:Çfarë bëri Shpëtimtari për të arritur një jetë të drejtpeshuar?

Lexoni:Mosia 4:27, 2 Nefi 9:51, dhe citimet nga Plaku M. Rasëll Ballard (në të djathtë) dhe Presidenti Xhejms E. Faust (në faqen 55)

Diskutoni:Çfarë gjërash mund të thjeshtohen ose të eliminohen nga jeta jonë, në mënyrë që të mund të përjetojmë më shumë gëzim?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Veproni sipas idesë suaj për të sjellë më shumë drejtpeshim në jetën tuaj.

  • Tregojini familjes ose miqve tuaj atë që keni mësuar rreth gjetjes së drejtpeshimit.