Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Tregoni Integritet Moral


Themeli Im: Tregoni Integritet Moral – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Përse i do Zoti ata që kanë “integritet të zemrës”?

Shihni:“What Shall a Man Give in Exchange for His Soul?” [“Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 111.)

Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga What Shall a Man Give in Exchange for His Soul? [Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?]

Plaku Robert C. Gei: Shpëtimtari një herë u bëri dishepujve të Tij pyetjen në vijim: “Çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?”

Kjo është një pyetje që im atë më mësoi ta mendoja me maturi vite më parë. Ndërsa po rritesha, prindërit e mi më caktuan punë të përditshme përreth shtëpisë dhe më paguanin një shumë të vogël të hollash për atë punë. Shpesh ato para, pak më shumë se 50 qindarka në javë, i përdorja për të shkuar në kinema. Atëherë një biletë filmi kushtonte 25 qindarka për një 11-vjeçar. Më mbeteshin 25 qindarka për t’u shpenzuar me ëmbëlsira, që kushtonin 5 qindarka copa. Një film me pesë ëmbëlsira! Më mirë se kaq nuk bëhej.

Çdo gjë shkoi mirë derisa mbusha 12 vjeç. Një pasdite duke qëndruar në radhë, mora vesh se çmimi i biletës për një 12-vjeçar ishte 35 qindarka dhe kjo do të thoshte dy ëmbëlsira më pak. Jo shumë i përgatitur për ta bërë atë sakrificë, unë arsyetova me vete: “Ti dukesh njëlloj si një javë më parë”. Më pas hipa lart dhe kërkova një biletë 25 qindarkëshe. Sportelisti nuk më pa fare me sy hetues dhe unë bleva pesë ëmbëlsirat e mia të zakonshme në vend që të blija tri.

Më vonë, i ngazëllyer nga arritja ime, nxitova në shtëpi për t’i treguar tim eti për suksesin tim të madh. Kur po i tregoja hollësitë, ai nuk tha asgjë. Kur mbarova, ai thjesht më pa dhe tha: “Bir, a do të shisje shpirtin për një monedhë pesëqindarkëshe?” Fjalët e tij më therën në zemrën time 12-vjeçare. Është një mësim që nuk e kam harruar kurrë.

(“Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?” Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 34)

Kthehuni te faqja 110.

Diskutoni:Çfarë do të thotë të kesh integritet moral? Cilat janë disa mënyra të vogla në të cilat njerëzit japin shpirtrat e vet për të marrë gjëra në këtë jetë?

Lexoni:Nenet e Besimit 1:13; Jobit 27:5 (në të djathtë)

Diskutoni:Lexoni te Mosia 4:28 (në të djathtë) dhe citimin nga Plaku Jozef B. Uirthlin (në faqen 111). Përse është shlyerja e një borxhi ose huaje biznesi apo studentore (e tillë si një hua nga FQA‑ja) një çështje e integritetit moral vetjak?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Përmirësoni një nga tetë fushat që vlerësuat më sipër.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth integritetit moral.