Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Zgjidhini Problemet


Themeli Im: Zgjidhini Problemet – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Përse Ati Qiellor lejon që të përballemi me probleme dhe sfida?

Shihni:“A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”] në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 73.)

Një Kamion më i Madh?

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga “A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”]

Plaku Dallin H. Ouks: Dy burra formuan një ortakëri. Ata ndërtuan një depo të vogël anës një rruge të rrahur. Ata siguruan një kamion dhe shkuan me të në fushën e një fermeri, ku blenë një ngarkesë të plotë me shalqinj me një dollar copa. Ata e çuan kamionin e ngarkuar në depon e tyre, ku i shitën shalqinjtë me një dollar copa. Ata shkuan përsëri te fusha e fermerit dhe blenë një ngarkesë tjetër të plotë me shalqinj me një dollar copa. Duke i çuar anës rrugës, ata e shitën sërish një shalqi me një dollar. Duke u kthyer drejt fushës së fermerit për të marrë një ngarkesë tjetër, njëri nga ortakët i tha tjetrit: “Ne nuk po bëjmë shumë para me këtë biznes, apo jo?” “Jo, nuk po bëjmë”, u përgjigj ortaku i tij. “A mendon se na duhet një kamion më i madh?”

(“Focus and Priorities”, Ensign, maj 2001, f. 82)

Kthehuni te faqja 72.

Diskutoni:Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhjet 9:7–9 dhe citimin nga Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë)

Lexoni:1 Nefi 17:51 dhe 1 Nefi 18:2–3 (në të djathtë)

Diskutoni:Në ç’mënyrë qe në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Veproni sipas hapave që diskutuat te veprimtaria me qëllim që të filloni ta zgjidhni problemin tuaj. Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth zgjidhjes së problemeve.