Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Diskutimi i Sotëm:

2 Mbrojeni Familjen Tuaj nga Vështirësitë

Pamja
grafika e shtëpisë

Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare

1. Mbrojeni Familjen Tuaj nga Vështirësitë

Lexoni:Përgatitja është një parim i fuqishëm i ungjillit. Zoti premton se, “nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni” (DeB 38:30).

Pas detyrimit tonë për t’i paguar Zotit të parit me anë të së dhjetës dhe ofertave të tjera, detyrimi ynë i dytë është të punojmë për ta mbrojtur familjen tonë nga vështirësitë. Ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse zhvillojmë një këndvështrim afatgjatë. Në këtë kapitull ne do të mësojmë dy hapa për ta mbrojtur familjen tonë nga vështirësitë financiare:

  • Zhvilloni një fond njëmujor për raste të ngutshme

  • Merrni sigurime të përshtatshme

Diskutoni:Harxhoni pak minuta që të shikoni Hartën e Suksesit për Kujdestarinë Financiare. Si mendoni, përse mbrojtja e familjes suaj nga vështirësitë është përparësia e dytë pas pagimit të së dhjetës dhe ofertave?

2. Mblidhni një Fond Njëmujor për Raste të Ngutshme

Lexoni:Duke i kontrolluar shpenzimet tuaja për të paktën katër javë, ju tani duhet ta keni përcaktuar shumën e parave që kërkohet për vlerën e një muaji për shpenzimet e jetesës. Fondi juaj njëmujor për raste të ngutshme duhet të jetë i barabartë me këtë shumë.

Për fondin tuaj njëmujor për raste të ngutshme, ju duhet të kurseni të holla në një vend të sigurt dhe të arritshëm, e tillë si një llogari bankare. Mos i përdorni këto para për asgjë tjetër përveç rasteve të ngutshme. Nëse keni një rast të ngutshëm dhe duhet t’i përdorni paratë nga fondi juaj njëmujor për raste të ngutshme, filloni menjëherë të hidhni sërish para te fondi derisa ta keni plotësuar. Pastaj, pasi ta keni paguar të gjithë borxhin tuaj konsumator, ju do të filloni të kurseni mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzimet tuaja për tre deri në gjashtë muaj (ne do ta trajtojmë këtë hap në kapitullin 9).

Ju duhet të punoni për të mbledhur një fond njëmujor për raste të ngutshme sa më shpejt të jetë e mundur. Vendosini ato para shtesë që keni te fondi juaj për raste të ngutshme derisa të plotësohet. Edhe nëse keni borxhe, bëni vetëm pagesën minimale të borxhit që kërkohet derisa të keni mbledhur një fond njëmujor për raste të ngutshme. Për t’ju ndihmuar që ta përshpejtoni këtë proces, ju mund të doni të gjeni punë shtesë ose një punë më të mirë, të shitni disa gjëra pa të cilat mund të jetoni, ose të eliminoni disa shpenzime të panevojshme.

Diskutoni:Çfarë bekimesh mund t’i vijnë familjes suaj prej pasjes së një fondi njëmujor për raste të ngutshme? Përse duhet të mblidhni një fond për raste të ngutshme përpara se ta paguani borxhin?

3. Merrni Sigurime të Përshtatshme

Lexoni:Si do të ndikonte financiarisht te ju ose familja juaj nëse njëri nga ju do të sëmurej rëndë ose do të bëhej i paaftë fizikisht apo qoftë të ndërronte jetë? Çfarë ndikimi financiar do të kishte diçka si rënia e zjarrit në shtëpi ose një aksident i rëndë automobilistik? Këto lloj vështirësish ndodhin dhe nëse nuk jemi të përgatitur, ato mund të shkaktojnë probleme madhore financiare. Një burim i mirë mbrojtjeje kundër vështirësive të mundshme është sigurimi. Sigurimi është një marrëveshje në të cilën një organizatë (zakonisht një agjenci sigurimi) garanton ta dëmshpërblejë një individ për vështirësi të caktuara kundrejt një pagese të pandryshueshme.

Presidenti N. Eldon Taner dha mësim: “Asgjë nuk duket kaq e sigurt sa gjërat e papritura në jetën tonë. Me kostot mjekësore gjithnjë e në rritje, sigurimi i shëndetit është e vetmja mënyrë me anë të të cilit shumica e familjeve mund të përballojë aksidente të rënda, sëmundje ose kosto për shtatzëninë. … Sigurimet për jetën sigurojnë të ardhura në vazhdimësi kur paguesi vdes para kohe. Çdo familje duhet të derdhë para për shëndetin dhe sigurimin e duhur për jetën” (“Constancy amid Change”, Ensign, nëntor 1979, f. 82).

Diskutoni:Përse janë sigurimet kaq vendimtare? Çfarë bekimesh mund të vijnë nga pasja e një sigurimi të përshtatshëm?

Dobia e Sigurimeve

Lexoni:Sigurimet mund t’ju ndihmojnë që të mbroheni nga rrënimi financiar që mund të sjellin aksidentet dhe vështirësitë e tjera.

Lloji i Sigurimit

Lexoni:Ju nuk keni nevojë t’i siguroni të gjitha gjërat – ja përse po mblidhni një fond për raste të ngutshme dhe kursime të tjera. Sidoqoftë, është e rëndësishme që ju ta mbroni veten nga vështirësitë që mund të jenë rrënuese nga ana financiare. Presidenti Marion G. Romni dha mësim se, “ne jemi … këshilluar [të] kemi një rezervë të hollash për të përballuar rastet e ngutshme dhe për të marrë sigurimin e përshtatshëm për shëndetin, shtëpinë dhe jetën” (“Principles of Temporal Salvation”, Ensign, prill 1981, f. 6).

Ka shumë lloje sigurimesh, por katër më të zakonshmit janë këto:

  • Sigurimi për pronën: Sigurimi për pronën, si pronarët e shtëpive, qiradhënësit dhe sigurimi për automjetin, mund të ndihmojë që të mbulojë koston për ta zëvendësuar ose riparuar pronën në rast dëmtimi serioz, vjedhjeje ose shkatërrimi.

  • Sigurimi për shëndetin: Sigurimi për shëndetin mund të ndihmojë që të mbulojë koston e kujdesit shëndetësor, që nga vizitat e duhura mjekësore dhe trajtimin e sëmundjeve deri në pagimin e ngjarjeve madhore mjekësore. Në varësi të vendndodhjes suaj, kujdesi mjekësor mund të jetë një shërbim shtetëror dhe nevoja juaj për sigurimin e shëndetit mund të ndryshojë.

  • Sigurimi për jetën: Sigurimi për jetën i siguron një familjeje një shumë parash nëse një pjesëtar i siguruar i familjes vdes.

  • Sigurimi për paaftësinë fizike: Sigurimi për paaftësinë fizike garanton se një pjesë e të ardhurave të personit të siguruar do të paguhet nëse ai ose ajo bëhet i paaftë nga ana fizike dhe nuk është në gjendje të punojë për një periudhë të gjatë kohe.

Kostot e Sigurimeve

Lexoni:Tani që kemi një kuptim bazë për sigurimet dhe për disa prej përfitimeve të tyre të mundshme, le të diskutojmë për disa nga kostot. Dy llojet kryesore të kostove ose shpenzimeve të lidhura me sigurimet janë sigurimet prim dhe me përqindje të zbritur.

Sigurimi me pagesë periodike përfaqëson çmimin e sigurimeve – ose paratë që paguani direkt (shpesh mujore ose vjetore) ndaj kompanisë së sigurimeve kundrejt një mbulimi.

Një sigurim me përqindje të zbritur përfaqëson shumën e parave që paguani kundrejt shpenzimeve tuaja (të tilla si shpenzime mjekësore ose kostot për riparimin e automjetit) përpara se kompania e sigurimeve të mbulojë shpenzimet e mbetura.

Analiza Kosto– Përfitimet

Lexoni:Kur krahasoni skemat e sigurimeve, ju kryesisht po përpiqeni të krahasoni se sa mund të kushtojë mundësisht skema kundrejt asaj që mund të sigurohet në mbulim. Mund të jetë e dobishme të krahasoni skenarin me rastin më të mirë me atë më të keq.

Kosto Vjetore Minimale (Skenari me Rastin më të Mirë)

Për të llogaritur koston vjetore minimale, thjesht shumëzoni shumën tuaj periodike mujore me 12 muaj (12 x shumën periodike mujore), ose shikoni shumën periodike vjetore nëse faturoheni vetëm një herë në vit. Ky skenar supozon se ju nuk keni një rast të siguruar në vit.

Kosto Vjetore Maksimale (Skenari me Rastin më të Keq)

Për të llogaritur koston vjetore maksimale, shtojani koston tuaj vjetore minimale kostove vjetore me përqindje të zbritur. ([12 x shumën mujore prim] + me përqindje të zbritur). Ky skenar supozon se shpenzimet për rastin e siguruar e kalojnë koston tuaj vjetore me përqindje të zbritur.

Me këtë informacion tani ju mund të krahasoni gamën e shpenzimeve për skema të ndryshme. Shembulli vijues tregon një mënyrë se si ju mund të krahasoni skemat.

Shqyrtimi i Përfitimeve të Tjera

Lexoni:Te veprimtaria që sapo përfunduam, ne po vlerësonim një lloj skeme për sigurimin e pronës (sigurimin e qiradhënësve). Ne mund të përdorim po të njëjtin proces kur krahasojmë lloje të tjera sigurimesh. Megjithatë, shpesh ka edhe faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh, përtej shpenzimeve të mundshme minimale dhe maksimale. Këtu kemi disa pyetje shtesë për të bërë kur të analizojmë skemat e ndryshme për sigurimet:

  • Çfarë shërbimesh apo ngjarjesh mbulohen?

  • Cilat janë llojet dhe kufizimet e mbulimit?

  • Çfarë nami ka kompania e sigurimeve?

  • A mund të kualifikohem për të marrë ulje?

  • Sa mundësi ka që ju të paguani me përafërsi vetëm shpenzimet minimale nga xhepi?

  • Sa mundësi ka që ju të paguani shpenzimet maksimale nga xhepi?

Diskutoni rreth Fondit për Raste të Ngutshme në Këshillin Tuaj Familjar

Lexoni:Në këshillin tuaj familjar këtë javë, diskutoni rreth mënyrave se si të mblidhni fondin tuaj njëmujor për raste të ngutshme. Përcaktoni gjithashtu se cilat skema për sigurimet janë të rëndësishme për familjen tuaj dhe kërkoni për policat e sigurimeve. Ju mund të doni të përdorni përvijimin më poshtë “Model Diskutimi Në Këshillin Familjar”.

Model Diskutimi Në Këshillin Familjar

Sigurohuni që të filloni dhe të mbaroni me një lutje për ta ftuar Shpirtin.

Pjesa 1: Shqyrtoni

  • Si po ecni me ndjekjen e buxhetit tuaj?

  • A keni sigurime të përshtatshme? Për çfarë policash të sigurimeve keni nevojë në rrethanën tuaj?

Pjesa 2: Planifikoni

  • Nëse nuk keni sigurime të përshtatshme, çfarë mbulimesh sigurimi duhet të merrni? Zhvilloni një analizë kosto–përfitim për skemat në dispozicion (shih faqet 97–98).

  • Çfarë mund të bëni për të mbledhur sa më shpejt fondin tuaj njëmujor për raste të ngutshme?