Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Diskutimi i Sotëm:

3 Eliminoni Borxhin

Lexoni:Javën e kaluar ne diskutuam tri parime që përcaktuam për të dalë nga borxhi:

  1. Kuptojeni situatën e vërtetë të borxhit tuaj.

  2. Kini dëshirën për të dalë nga borxhi.

  3. Mposhtini prirjet e “njeriu[t të] natyrshëm” që ju çojnë drejt borxhit.

Sot ne do të diskutojmë edhe dy parime të tjera:

  1. Reshtni së marri borxh.

  2. Shlyejini borxhet tuaja.

Diskutoni:Cilat janë disa nga gjërat më kuptimplote që keni mësuar javën e kaluar?

1. Reshtni së Marri Borxh

Lexoni:Ju nuk mund të prisni të dilni nga borxhi derisa të reshtni së marri më shumë borxh. Ka dy hapa të thjeshtë për të reshtur së marri borxh:

  1. Mblidhni një fond për raste të ngutshme.

  2. Hiqni dorë nga përdorimi i kartave të kreditit dhe huave konsumatore.

Së pari, vazhdoni të mblidhni një fond për raste të ngutshme derisa të keni vlerën e tre deri gjashtë muajve të shpenzimeve të kursyera. Përdorini këto para kur është e nevojshme në vend të kartës së kreditit. Por kujtohuni që ta përdorni vetëm për raste të ngutshme aktuale dhe t’i vendosni në buxhet për çdo gjë tjetër.

Së dyti, reshtni së mbështeturi vetëm te borxhi konsumator dhe kartat e kreditit. Plaku Xhefri R. Holland sugjeroi “operacionet plastike” financiare. Ai tha: “Ky është një operacion krejtësisht jo i dhimbshëm: Thjesht bëjini copash kartat tuaja të kreditit. … Asgjë tjetër më e volitshme që njihet nga njeriu bashkëkohor nuk e ka rrezikuar gjendjen financiare të familjeve, veçanërisht të familjeve të reja që hasin vështirësi, sa kartat e kreditit” (Jeffrey R. dhe Patricia T. Holland, “Things We Have Learned—Together”, Ensign, qershor 1986, f. 30). Bërja copash e kartave tuaja të kreditit do t’ju ndihmojë të reshtni së hyri më shumë në borxh.

Diskutoni:Çfarë jeni i/e gatshëm/me të bëni për të reshtur së marri borxh?

2. Shlyejini Borxhet Tuaja

Lexoni:Ne jemi këshilluar t’i paguajmë borxhet tona sa më shpejt të mundemi: “Në qoftë se merrni përsipër një borxh … punoni që ta paguani sa më parë e ta çlironi veten nga varësia” (Të Vërtetë ndaj Besimit, [2005], “Borxh”, f. 26).

Këtu janë katër hapa që do t’ju ndihmojnë të bëni një plan dhe ta ndiqni atë për të dalë nga borxhi.

  1. Vendosni të paguani para shtesë për borxhet tuaja.

  2. Vendosni se ku të paguani para shtesë.

  3. Përdorni metodën e parave me rivënie në depozitim.

  4. Ndërmerrni hapa shtesë, si të jetë e nevojshme.

Vendosni të Paguani Para Shtesë për Borxhet Tuaja

Lexoni:Një nga mënyrat më të shtrenjta për të dalë nga borxhi është të bëjmë pagesa minimale. Shpesh pagesa minimale është një përqindje e bilancit. Kur bilanci ulet, ulet edhe pagesa minimale. Kjo zgjat kohën që duhet për ta shlyer bilancin dhe ju kushton më shumë interes. Për të dalë nga borxhi shumë më shpejt, juve do t’ju nevojitet të paguani më shumë se pagesa minimale.

Përshkrimi

Bilanci

Norma e Interesit

Pagesa Mujore

Karta nr. 1 e kreditit

4 000

17%

97

Karta nr. 2 e kreditit

6 500

19%

168

Makina

5 000

3,00%

145

Huaja studentore

18 000

5,50%

300

Kredia

170 000

4,50%

1 050

Për shembull, nëse e përdorëm inventarin tonë për borxhin (më lart) nga kapitulli i kaluar dhe bëmë vetëm pagesën minimale me kartën nr. 1 të kreditit, sa kohë mendoni se do të duhet për të dalë nga borxhi? Si mendoni, sa interes do të na kushtonte? Duke bërë vetëm pagesat minimale:

  • Do të duhen 20 vjet e 9 muaj për ta shlyer borxhin!

  • Do të kushtonte 5 107,62 dollarë për interesin.

Po sikur të paguanit pagesën minimale aktuale me 97 dollarë, plus 100 dollarë shtesë në muaj?

  • Ju do ta shlyenit borxhin brenda 2 vitesh e gjysmë – i bie 18 vjet më shpejt!

  • Ju do të kursenit 4 357,49 dollarë në interes!

Diskutoni:Përse kreditorët duan që ju të bëni vetëm pagesa minimale?

Lexoni:Pagimi i më shumë se pagesat minimale do ta shkurtojë kohën që duhet për të dalë nga borxhi dhe do t’ju kursejë më shumë para në interes. Ju keni mbajtur kontrollin për shpenzimet tuaja dhe keni zhvilluar një buxhet. Si mund të kurseni disi para nga shpenzimet tuaja për të bërë pagesa shtesë për borxhet tuaja? Një nga zotimet tuaja këtë javë do të jetë të përcaktoni se sa para shtesë mund të vini mënjanë për ta paguar borxhin tuaj. Kur ta merrni në konsideratë shlyerjen e borxhit tuaj të parë, zgjidhni një shumë të pandryshueshme që përfshin pagesën minimale shtesë të lartpërmendur dhe paguajeni të paktën derisa ta keni shlyer borxhin.

Vendosni se Ku të Paguani Para Shtesë

Lexoni:Këtu kemi disa mundësi për të vendosur se cilat borxhe duhen paguar të parat. Ju mund:

  • Të paguani para shtesë së pari për borxhin me interesin më të lartë.

  • Të paguani para shtesë së pari për borxhin me bilancin më të ulët.

Të dyja mundësitë kanë avantazhet dhe disavantazhet e veta, por të dyja do t’ju ndihmojnë që të çliroheni nga borxhi. Një nga zotimet tuaja të kësaj jave do të jetë të përcaktoni se cilin borxh do të paguani të parin.

Metoda

Avantazhet

Disavantazhet

Interesi më i lartë së pari

  • Eliminon më shpejt borxhet më të shtrenjta

  • Mund të marrë më shumë kohë për të pakësuar numrin e kreditorëve

  • I sheh frytet me vonesë

Bilanci më i ulët së pari

  • Zvogëlon numrin e kreditorëve më shpejt

  • Zvogëlon numrin e pagesave minimale më shpejt

  • I sheh frytet brenda një kohe të shkurtër

  • Mund të jetë më i shtrenjtë meqenëse nuk jeni duke shlyer borxhet me interesin më të lartë së pari

Përdoreni Metodën e Parave me Rivënie në Depozitim

Lexoni:Metoda e parave me rivënie në depozitim është një mënyrë e shkëlqyer për t’i shlyer borxhet tuaja. Le të themi që tani ju mund të paguani 100 dollarë shtesë në muaj për borxhet tuaja. Kur ta shlyeni një borxh, çfarë do të bëni me paratë që shkonin për atë hua? Rivendosini në depozitim për të paguar huat e tjera! Pikërisht kështu mund të filloni të dilni vërtet nga borxhi më shpejt.

Për shembull, me shembullin e inventarit për borxhin, nëse keni paguar 100 dollarë shtesë në muaj në kartën nr.1 të kreditit, pagesa juaj mujore do të ishte 197 dollarë. Pasi të jetë shlyer, juve do t’ju mbeteshin 197 dollarë shtesë që mund t’i përdornit për të shlyer një borxh tjetër. Nëse do t’i përdornit ato 197 dollarët shtesë dhe t’ia vendosni bilancit prej 6 500 dollarësh për kartën nr. 2 të kreditit, ju do:

  • Ta shlyenit atë kartë krediti shumë më shpejt se 23 vjet nga sa po të bënit pagesat minimale!

  • Të kursenit më shumë se 8 500 dollarë në interes!

Sapo ta shlyenit atë kartë krediti, ju do të kishit 365 dollarë shtesë për të paguar borxhe të tjera, e kështu me radhë. Metoda e parave me rivënie në depozitim funksionin mirë për ta eliminuar borxhin shpejt.

Diskutoni:Si do t’ju ndihmojë metoda e parave me rivënie në depozitim për t’ju nxjerrë më shpejt nga borxhi?

Ndërmerrni Hapa Shtesë

Lexoni:Nëse po kaloni një periudhë të vështirë duke bërë pagesa minimale për borxhin, atëherë mund t’ju duhet të merrni masa shtesë (shih më≈poshtë).

Diskutoni për Eliminimin e Borxhit në Këshillin Tuaj Familjar

Lexoni:Në këshillin tuaj familjar këtë javë, diskutoni se sa para mund të vini mënjanë çdo muaj për të bërë pagesa shtesë për borxhet tuaja. Përveç kësaj, diskutoni se cilën hua do të donit të fillonit që ta paguani të parën (interesin më të lartë apo bilancin më të ulët). Ju mund të doni të përdorni përvijimin më poshtë “Model Diskutimi Në Këshillin Familjar”.