Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Kërkoni të Mësoni


Themeli Im: Kërkoni të Mësoni – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Si na krijon mundësi të nxënit?

Shihni:“Education for a Better Life” [“Arsimim për një Jetë më të Mirë”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 165.)

Arsimim për një Jetë më të Mirë

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga Education for a Better Life [Arsimim për një Jetë më të Mirë]

Plaku Jozef W. Sitati: Në moshën 13-vjeçare jetoja në një pjesë tepër rurale të Kenias. Njerëzit kishin shumë pak gjëra. Por ata që dukeshin se i siguronin gjërat që të tjerët i admironin, ishin ata që kishin një arsimim të mirë. Arrita ta kuptoj se arsimimi ishte një çelës për një jetë më të mirë.

Vazhdonte të më vinte mendimi që të shkoja e të flisja me drejtorin e njërës prej shkollave që dëshiroja me të vërtetë ta frekuentoja. Më nevojitej biçikleta e babait për ta bërë këtë udhëtim për të cilin duhej gjysmë dite. Nuk kisha dalë kurrë prej fshatit tim. Nuk dija se si të flisja anglisht shumë mirë dhe ky drejtor ishte një burrë i bardhë. Kurrë më parë nuk kisha takuar apo folur drejtpërdrejt me një burrë të bardhë, kështu që ky ishte një mendim që më trembi.

Diçka brenda meje vazhdonte të më shtynte dhe të më thoshte që duhej të bëja këtë, kështu që u nisa për të takuar drejtorin. Kur e vështrova, mund të shikoja se ai qe pothuaj i befasuar kur e pa këtë të ri që qëndronte si një ushtar përpara tij. Ai kishte sy dashamirës, kështu që kjo më dha zemër. I thashë se doja me të vërtetë të hyja në shkollën e tij dhe do të isha shumë i lumtur nëse do të më pranonte. Pastaj ai tha: “Epo, do të shohim kur të dalin rezultatet e provimit”. I thashë: “Faleminderit, zotëri”. Për më pak se katër minuta dola nga zyra.

Ato katër minuta që kalova në atë zyrë, ishin me të vërtetë çastet vendimtare në jetën time. Isha i vetmi nxënës nga shkolla ime fillore që u përzgjodh në një nga shkollat më të mira në zonën tonë. Fakti që ky burrë i mirë ma kishte dhënë këtë mundësi, më bëri mirënjohës dhe më frymëzoi që të përpiqesha të isha nxënësi më i mirë në klasën time.

Kjo hapi mundësi të reja për mua që të shkoja në një tjetër shkollë të mirë dhe më pas të përgatitesha për universitet. Arsimimi im bëri të mundur që të gjeja bashkëshorten time në universitet. Kjo bëri të mundur që të gjeja një punë në qytet. Ndërkohë që jetonim në Nairobi, ne u ndeshëm me një çift misionarësh që na ftuan në shtëpinë e tyre, ku zhvillonin mbledhje me ata që ishin anëtarë të Kishës. Nëse nuk do kisha qenë në Nairobi në atë kohë, nuk do ta kisha gjetur kurrë ungjillin. Fakti që isha në një punë të sigurt, më mundësoi të shërbeja në Kishë.

Dëshmoj se arsimimi është një çelës për mbështetjen te vetja. Do të hapë shumë rrugë që ju të jeni në gjendje të siguroni për veten tuaj materialisht si edhe të bëheni të mbështetur te vetja shpirtërisht.

Kthehuni te faqja 162.

Diskutoni:Çfarë donte Plaku Jozef W. Sitati kur ishte 13 vjeç? Çfarë bëri ai rreth kësaj?

Lexoni:Doktrinën e Besëlidhjet 88:118–119 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli (në të djathtë)

Përsiatni:Çfarë mendimesh dhe përshtypjesh keni pasur nga Fryma e Shenjtë rreth përmirësimit të jetës suaj?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë kësaj jave. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Plotësojini synimet vijuese dhe vihuni në rolin e këshilluesit për veprimtaritë.

  • Përfundojeni së shkruari planin e “misionit të jetës” suaj dhe diskutojeni atë me familjen tuaj.

  • Kërkojini dikujt të jetë këshilluesi juaj dhe caktoni një kohë për t’u takuar.