Seminari
Njësia 3: Dita 4, 1 Nefi 12–14


Njësia 3: Dita 4

1 Nefi 12–14

Hyrje

Rrëfimi i vegimit të Nefit, i cili fillon te 1 Nefi 11, vazhdon te 1 Nefi 12–14. Në vegimin e tij, Nefi pa tragjedi të tmerrshme, duke përfshirë shkatërrimin përfundimtar të pasardhësve të tij. Ai pa të ligun të hiqte të vërteta të qarta e të çmueshme nga Bibla, duke bërë që shumë të pengoheshin shpirtërisht. Megjithatë, vegimi i Nefit i dha atij edhe arsye për shpresë të madhe në të ardhmen. Ai pa Kolombin dhe kolonizimin e Amerikës. Ai pa se Zoti do të përgatiste udhën për Rivendosjen e ungjillit, duke përfshirë rivendosjen e shumë të vërtetave të qarta dhe të çmueshme që kishin humbur. Nefi dëshmoi se si në ditët e fundit Zoti do t’i ndihmonte dhe mbronte ata që jetojnë drejtësisht. Ndërsa studioni 1 Nefin 12–14, përsiatni për rëndësinë e të vërtetave të qarta dhe të çmueshme, të mësuara në Librin e Mormonit dhe në shkrimet e tjera të shenjta të ditëve të mëvonshme në jetën tuaj. Ndërsa përpiqeni të jetoni drejtësisht dhe të nderoni besëlidhjet tuaja me Perëndinë, edhe ju mund të ngadhënjeni mbi të keqen.

1 Nefi 12

Nefi sheh të ardhmen e kombeve nefite dhe lamanite

Te 1 Nefi 12, Nefi përshkroi çfarë pa ai për të ardhmen e pasardhësve të tij dhe se si do të prekeshin ata nga ndikimet e paraqitura nga mjegulla e errësirës dhe ndërtesa e gjerë dhe e madhe. Ai përdori fjalën farë për t’ju referuar pasardhësve.

Nefi pa se disa prej pasardhësve të tij do t’i pranonin të gjitha bekimet e Shlyerjes. Megjithatë, ai pa edhe se pasardhësit e tij në fund do të shkatërroheshin prej lamanitëve. Lexoni 1 Nefin 12:19 dhe nënvizoni arsyet përse u shkatërruan nefitët. Mendoni se si mund të ruheni ndaj krenarisë dhe t’i shmangni tundimet e djallit.

1 Nefi 13:1–9

Nefi shikon kishën e madhe dhe të neveritshme

Qarkoni çdonjërin nga sportet e mëposhtme që keni luajtur apo keni parë dhe shtojini listës çdo sport tjetër që keni luajtur apo keni parë:

  • Futboll

  • Kriket

  • Basketboll

  • Bejsboll

  • Pingpong

  • Tenis

  • Regbi

  • Hokej mbi akull

  • Volejboll

  • Futboll amerikan

Në sportet profesionale, skuadrat shpesh studiojnë ndeshjet dhe strategjitë e kaluara të kundërshtarëve të tyre përpara se të ndeshen. Të kuptuarit e qëllimit, metodave dhe strategjive të kundërshtarit mund të na ndihmojë të përgatitemi për ta mbrojtur veten ndaj tyre.

Te 1 Nefi 13, Nefi përshkroi çfarë pa ai për ata që do ta kundërshtonin Kishën e Perëndisë në ditët e mëvonshme. Lexoni 1 Nefin 13:1–6 dhe gjeni atë që pa Nefi se do të formohej midis johebrenjve dhe çfarë tha engjëlli për të.

Pamja
Plaku Brus R. Mek-Konki

Kjo “kishë e madhe dhe e neveritshme” që pa Nefi, nuk përfaqëson një grup, fe apo kishë të veçantë. Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e përcaktoi atë si “të gjitha … organizatat e çfarëdo emri apo natyre … të cilat kanë për qëllim t’i çojnë njerëzit në një rrugë që i largon nga Perëndia dhe ligjet e Tij, dhe kështu nga shpëtimi i mbretërisë së Perëndisë” (Mormon Doctrine, botimi i 2-të. [1966], f. 137–138). Ju mund të doni ta shkruani përkufizimin e Plakut Mek-Konki pranë 1 Nefit 13:4–6.

Lexoni 1 Nefin 13:8–9 dhe dalloni dëshirat dhe shtysat e kishës së madhe dhe të neveritshme.

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Përse mendoni se është e rëndësishme të dimë që Satani i organizon forcat e tij për të na larguar nga Perëndia dhe ligjet e Tij?

Teksa e studioni më tej 1 Nefin 13, ju do të shihni një mënyrë se si kisha e madhe dhe e neveritshme është përpjekur për t’i penguar ata që kërkojnë Shpëtimtarin.

1 Nefi 13:10–42

Nefi sheh johebrenjtë e ardhshëm me Biblën, Librin e Mormonit dhe shkrime të tjera të shenjta të ditëve të mëvonshme

Për t’i luftuar ndikimet e kishës së madhe dhe të neveritshme, Zoti përgatiti udhën për Rivendosjen e ungjillit të Tij. Te 1 Nefi 13, Nefi parashikoi ngjarje të tilla si ardhjen e Kolombit dhe e pelegrinëve në tokën e premtuar, sepse “Shpirti [i] Perëndisë … veproi [qëndroi ose punoi] mbi [ta]” (shih 1 Nefi 13:12–13). Ai gjithashtu parashikoi Luftën Amerikane të Pavarësisë – kur “Johebrenjtë që kishin dalë nga robëria”, luftuan kundër “të parë[ve të] këtyre Johebrenjve [të cilët] u mblodhën së bashku … kundër tyre”, por ata “u shpëtuan nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, nga duart e të gjitha kombeve të tjera” (shih 1 Nefi 13:16–19).

Pamja
shkrimet e shenjta

Lexoni te 1 Nefi 13:20–23 dhe përcaktoni librin që pa Nefi, të cilin do ta sillnin mes tyre në tokën e premtuar kolonizuesit e hershëm johebrenj.

Shkruani “Bibla” në shkrimet tuaja të shenjta pranë 1 Nefi 13:20. Nefi shpjegoi se Bibla do të ishte me “vler[ë] të madhe” për ne (1 Nefi 13:23) dhe se kur u shkrua fillimisht “përmbante plotësinë e ungjillit të Zotit” (1 Nefi 13:24). Përdorni 1 Nefin 13:26–27, 29 për të plotësuar vendet bosh të përmbledhjes së mëposhtme:

Kisha e madhe dhe e neveritshme hoqi “shumë pjesë të cilat janë dhe më të ; dhe gjithashtu shumë të Zotit ato i kanë hequr” nga Bibla (1 Nefi 13:26). Ata i hoqën këto gjëra që të “ udhët e drejta të Zotit, që të mund të sytë dhe të zemrat e fëmijëve të njerëzve” (1 Nefi 13:27). Për shkak se këto gjëra nuk gjenden më, “një shumicë jashtëzakonisht e madhe ” (1 Nefi 13:29).

Rilexojeni përmbledhjen e mësipërme pasi t’i keni plotësuar vendet bosh.

Një nga qëllimet e kishës së madhe dhe të neveritshme është të “shtrembërojnë udhët e drejta të Zotit” (1 Nefi 13:27) duke hequr shumë të vërteta të qarta dhe të çmueshme. Të “shtrembërosh” do të thotë të shkaktosh të ndërrojë drejtim ose të largohet nga diçka që është e drejtë. Mendoni rreth pasojave negative të ndërrimit të drejtimit ose largimit nga “udhët e drejta të Zotit”.

Përdorni shkrimet tuaja të shenjta për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

  • Sipas 1 Nefit 13:34, çfarë do të sjellë Zoti në dritë për shkak të mëshirës së Tij? (Mund të jetë me dobi të dini se titulli “Qengji” i referohet Shpëtimtarit, Jezu Krishtit.)

  • Te 1 Nefi 13:35–36, çfarë tha Shpëtimtari se do të fshihej për t’iu ardhur johebrenjve?

  • Te 1 Nefi 13:36, çfarë tha engjëlli se u shkrua në analin që ishte fshehur – Librin e Mormonit?

  • Përveç Librit të Mormonit, çfarë “libra[sh] të tjerë” mund t’i referohet 1 Nefi 13:39?

Lexoni 1 Nefin 13:40–41 dhe nënvizoni se çfarë u bëjnë të njohur të gjithë njerëzve, Libri i Mormoni dhe këta “libra të tjerë”. Është e rëndësishme të vërejmë që ne duhet të vijmë te Shpëtimtari “sipas fjalëve që do të vendosen nga goja e Qengjit” (1 Nefi 13:41) – shkrimet e shenjta.

Nëpërmjet kësaj pjese të vegimit të Nefit, ne mësojmë që Libri i Mormonit dhe shkrimet e shenjta të ditëve të mëvonshme rivendosin të vërteta të qarta dhe të çmueshme, që na ndihmojnë të dimë se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë dhe na ndihmojnë të dimë se si të vijmë tek Ai.

  1. Shkruajeni përgjigjen për pyetjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si kanë ndikuar te dëshmia juaj për Jezu Krishtin të vërtetat e qarta dhe të çmueshme në Librin e Mormonit dhe shkrimet e tjera të shenjta të ditëve të mëvonshme?

    2. Si ju kanë ndihmuar ato ta kuptoni dhe ta jetoni ungjillin e Tij?

Gjeni një çast për të përcaktuar se sa shumë po ju ndihmon studimi juaj i shkrimeve të shenjta për t’iu afruar Shpëtimtarit.

1 Nefi 14:1–17

Nefi sheh betejën midis kishës së madhe e të neveritshme dhe Kishës së Qengjit të Perëndisë

Te 1 Nefi 14 ne lexojmë për një betejë midis kishës së madhe e të neveritshme dhe Kishës së Qengjit të Perëndisë. Lexoni 1 Nefin 14:10–13 dhe përcaktoni se cila anë do të kishte më shumë njerëz. Vëreni te 1 Nefi 14:12 se përse numri i njerëzve që mbështetin Kishën e Qengjit, do të ishte i vogël dhe përse kisha e madhe dhe e neveritshme ishte në gjendje të grumbullonte turma të mëdha.

Si do të ndiheshit nëse do t’ua kalonin në numër dhe po luftonit në luftë? Lexoni 1 Nefin 14:14 dhe nënvizoni frazat që tregojnë ndihmën që do të marrin “shenjtorët e kishës së Qengjit” dhe “njerëzit e besëlidhjes së Zotit”, ndërsa luftojnë kundër së keqes.

Një parim i rëndësishëm i ungjillit, i mësuar te 1 Nefi 14:1–17 është se ndërsa jetojmë drejtësisht dhe mbajmë besëlidhjet tona, fuqia e Perëndisë do të na ndihmojë të ngadhënjejmë mbi të keqen.

  1. Shkruani një paragraf të shkurtër në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, duke shpjeguar se si të qenit një nga “njerëzit e besëlidhjes së Zotit” dhe të qenit “i armatosur me drejtësi” (të jetuarit drejtësisht) ju kanë ndihmuar të ngadhënjeni mbi tundimet që mund t’ju largonin nga Perëndia dhe ligjet e Tij.

Nefi pa se në ditët e fundit ata që e mbështetin kishën e madhe dhe të neveritshme, do të gjejnë “shkatërrimin e plotë të tyre” (1 Nefi 14:3). Ju mund të keni mirëbesim se mbretëria e Perëndisë do të ngadhënjejë në ditët e fundit.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrës së sotme, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Nefin12–14 dhe e kam përfunduar këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe pikëpamje shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: