Seminari
Njësia 2: Dita 1, 1 Nefi 1


Njësia 2: Dita 1

1 Nefi 1

Hyrje

Libri i Mormonit fillon me rrëfimin e Nefit për atin e tij, Lehin, duke i përmbushur besnikërisht rolet e tij si profet dhe si udhëheqës priftërie i familjes së tij. Të kuptuarit e shërbesës së Lehit mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë rolin e profetëve në kohën tonë. Ai ishte një prej “shumë profetë[ve], duke profetizuar te [judenjtë] se ata duhej të pendoheshin” (1 Nefi 1:4). Për shkak se Lehi ishte i bindur ndaj Perëndisë dhe profetizoi shkatërrimin e Jerusalemit, njerëzit e tallën dhe kërkuan ta vrisnin. Megjithatë, Lehi u gëzua në mëshirën dhe fuqinë çliruese të Zotit. Ndërsa studioni 1 Nefin 1, mendoni se si shfaqen mëshira dhe përfshirja vetjake e Perëndisë në vetë jetën tuaj.

1 Nefi 1:1–3

Nefi fillon analin e tij

Lexoni 1 Nefin 1:1 dhe gjeni fjalë e fraza kyçe që zbulojnë se si ishte jeta e Nefit.

  1. Nga ajo që lexoni në vargun 1, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për të paktën një mënyrë që ju mendoni se jeta juaj është e ngjashme me jetën e Nefit.

  2. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni ju që Nefi mund të kishte “parë shumë vuajtje”, por ende ishte “jashtëzakonisht i favorizuar nga Zoti në të gjitha ditët e [tij]”?

1 Nefi 1:4–20

Lehi merr një vegim dhe i paralajmëron njerëzit për shkatërrimin e Jerusalemit

Mendoni për një rast kur prindërit apo udhëheqësit tuaj të Kishës ju paralajmëruan për diçka të rrezikshme. Cila ishte arsyeja përse ju paralajmëruan?

Ati ynë Qiellor na do dhe dëshiron që ne të jemi të mbrojtur nga mëkati, i cili na dëmton. Një nga mënyrat se si Perëndia i paralajmëron fëmijët e Tij është nëpërmjet profetëve. Profetët paralajmërojnë kundër mëkatit dhe japin mësim për shpëtimin nëpërmjet Jezu Krishtit. Ndërsa studioni 1 Nefin 1, kërkoni për dëshmi të këtij parimi. Nefi e filloi analin e tij duke na treguar se shumë profetë predikuan dhe i paralajmëruan njerëzit për atë që do të ndodhte nëse nuk pendoheshin (shih 1 Nefi 1:4). Lexoni 1 Nefin 1:5–7 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta si u lut Lehi dhe për çfarë u lut ai. Lutja e Lehit ndaj Zotit tregon se ai e besonte atë që profetët po thonin.

Lexoni 1 Nefin 1:8–10 dhe qarkoni poshtë gjithçka që Lehi pa në vegim.

  • Perëndinë

  • Jezu Krishtin

  • Engjëjt

  • Dymbëdhjetë të tjerë

Pamja
Lehi

Lexoni 1 Nefin 1:11–12 dhe vini re se çfarë i ndodhi Lehit teksa lexonte librin që iu dha. Nëpërmjet këtij vegimi, Zoti e përgatiti më tej Lehin për të shërbyer mes popullit të Jerusalemit. Lexoni 1 Nefin 1:13 dhe vini re atë që iu mësua Lehit në lidhje me Jerusalemin. Ndërsa lexoni, e vini veten tuaj në vend të Lehit dhe përfytyroni se si do të ndiheshit, nëse Zoti ju thoshte se këto gjëra do t’i ndodhnin shtëpisë dhe qytetit tuaj.

Paralajmërimi rreth shkatërrimit të popullit dhe qytetit të tij, do të ketë qenë në mënyrë të dukshme shumë i vështirë për Lehin. Sidoqoftë, lexoni 1 Nefin 1:14–15 dhe zbuloni përse u gëzua Lehi, edhe pse pa që Jerusalemi do të shkatërrohej.

  1. Shkruajini mendimet tuaja për pyetjen vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund të ketë ndikuar përvoja e Lehit te 1 Nefi 1:5–15 në dëshirën e tij për t’u dhënë mësim njerëzve dhe për t’i ftuar ata të pendohen?

Pasi u paralajmërua për shkatërrimin e Jerusalemit, Lehi i tregoi popullit të Jerusalemit atë që ai kishte mësuar. Ai i paralajmëroi ata se do të shkatërroheshin, nëse nuk pendoheshin. Lexoni 1 Nefin 1:18–20 dhe gjeni se si reaguan njerëzit e Jerusalemit. Përfytyroni sikur të ishit redaktor i një gazete dhe do t’ju duhej të shkruanit një titull për 1 Nefin 1:18–20. Cili do të ishte titulli juaj?

Pamja
Lehi Duke i Profetizuar Popullit të Jerusalemit

Përsiatni për thënien e mëposhtme:

“Ashtu si profetët e lashtë, profetët e sotëm dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe mësojnë ungjillin e Tij. Ata bëjnë të njohur vullnetin dhe cilësitë e vërteta të Perëndisë. Ata flasin me guxim dhe qartë, duke e dënuar mëkatin e duke na paralajmëruar për pasojat e tij. Nganjëherë, ata mund të frymëzohen që të profetizojnë për ngjarje të ardhshme, që kjo të na vlejë” (Të Vërtetë Ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 133).

  1. Me vetë fjalët tuaja, shkruani një fjali në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta që përshkruan përgjegjësinë e një profeti pavarësisht nga kundërshtimi që mund të hasë.

Teksa Nefi shkroi për përvojat e atit të tij në Jerusalem, ai i shtoi një mesazh lexuesit në mes të 1 Nefit 1:20, duke filluar me frazën “Por, vini re,Unë, Nefi, do t’ju tregoj …” Ky varg paraqet një temë që Nefi e theksoi gjatë gjithë shkrimit të tij. Nënvizojeni këtë temë te 1 Nefi 1:20 dhe më pas lexoni te Moroni 10:3 duke kërkuar për një temë të ngjashme. (Moroni ishte i fundit nga profetët e Librit të Mormonit. Koha ndërmjet Nefit dhe Moronit ishte rreth 1.000 vjet.)

Vini re se në kapitullin e parë të Librit të Mormonit, Nefi shpalli që ai do të na tregonte “mëshirat e dhembshura të Zotit” në shkrimet e tij (1 Nefi 1:20). Në kapitullin e fundit të Librit të Mormonit, Moroni na tha që të mbanim mend “sa i mëshirshëm ka qenë Zoti” (Moroni 10:3).

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

Nefi donte që ne të kuptonim pikërisht që nga fillimi i analit të tij se mëshirat e dhembshura të Zotit shtrihen tek ata që ushtrojnë besim në Të. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë janë mëshirat e dhembshura të Zotit në jetën tonë. Qarkojini fjalët dhe frazat që përdori Plaku Bednar për të përshkruar se cilat janë “mëshirat e dhembshura të Zotit” teksa lexoni shpjegimin e tij:

“Mëshirat e dhembshura të Zotit janë bekimet tepër personale dhe individuale, forcë, mbrojtje, siguri, drejtim, dashamirësi, ngushëllim, mbështetje dhe dhuratat shpirtërore, të cilat i marrim nga dhe nëpërmjet Zotit Jezu Krisht. …

… Mëshirat e dhembshura të Zotit nuk ndodhin rastësisht ose thjesht për koinçidencë. Besnikëria, bindja dhe përulësia ftojnë mëshirat e dhembshura në jetën tonë dhe shpesh është koha e zgjedhur nga Zoti që na lejon t’i kuptojmë dhe çmojmë këto bekime të rëndësishme” (“Mëshirat e Dhembshura të Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 99–100; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f.118).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjes vijuese: Çfarë shembulli keni parë të shtrirjes së mëshirave të dhembshura që Zoti ka bërë në jetën tuaj apo në jetën e dikujt që ju njihni?

Filloni ose vazhdoni të kërkoni dhe shënoni në ditarin tuaj vetjak, mëshirat e dhembshura që Zoti ju ka shtrirë juve. Ndërsa e bëni këtë, ju do të jeni më të gatshëm të shihni bekimet që Perëndia ju ka shtrirë juve.

  1. Shkruani sa më poshtë në fund të detyrës së sotme, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Nefin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe pikëpamje shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: