2022
Burime të Reja
maj 2022


Burime të Reja

Kohët e fundit janë vënë në dispozicion burime për t’i ndihmuar anëtarët ta jetojnë ungjillin, t’i forcojnë familjet e tyre dhe t’i administrojnë përgjegjësitë në Kishë.

Tregime nga Dhiata e Vjetër

Ky libër me figura tani ka ilustrime dhe shkrime të rifreskuara që do t’i ndihmojnë familjet gjatë studimit të tyre në shtëpi. Libri i rishikuar ka më shumë se 350 ilustrime të reja. Të gjitha tregimet e mëparshme janë rishkruar, janë shtuar nëntë tregime dhe libri është përkthyer në 63 gjuhë. Janë prodhuar materiale filmike vizatimore dhe tregime zanore në 10 gjuhë për secilin tregim. Tregimet nga Dhiata e Vjetër dhe materialet filmike shoqëruese, janë në dispozicion në internet në faqen scripturestories.ChurchofJesusChrist.org, në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe programin Gospel for Kids [Ungjilli për Fëmijë] dhe në YouTube. Varianti i shtypur në letër mund të merret nëpërmjet faqes store.ChurchofJesusChrist.org ose në qendrat e shpërndarjes.

Muslims and Latter-day Saints: Beliefs, Values, and Lifestyles [Myslimanët dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme: Bindjet, Vlerat dhe Mënyrat e Jetesës]

Kjo broshurë e re i njeh me njëri-tjetrin myslimanët (ndjekësit e islamit) dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Fillimisht u paraqit nga Pleqtë Dejvid A. Bednar dhe Gerit W. Gong, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjatë një konference mbi islamin në universitetin “Brigam Jang”, në tetor 2021. Broshura është në dispozicion në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (në ChurchofJesusChrist.org ose në programin për telefonat celularë) në anglisht, arabisht, farsisht (persisht), frëngjisht, gjermanisht, rusisht, spanjisht dhe turqisht. Te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], shkoni te rubrika “Books and Lessons” [“Libra dhe Mësime”] dhe më pas hapni “Interfaith Relations” [“Marrëdhëniet Ndërfetare”].

Mundësi për Bursë

Programi Mbarëbotëror UBJ-Pathway tani po ofron mundësi për bursë për çdo student, sipas nevojës. Nuk ka kërkesa për arritjet akademike për t’u kualifikuar për bursë. Studentët e regjistruar në programin PathwayConnect thjesht duhet të plotësojnë një material informativ.

Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Ky kurs i mbështetjes te vetja është tani në dispozicion në anglisht, çekisht, danisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, japonisht, kinezisht, koreanisht, portugalisht, rusisht, spanjisht dhe shqip.

Udhëzuesit për Thirrjet

Udhëzuesit për thirrjet e reja mbi udhëheqjen i ndihmojnë udhëheqëset e Të Rejave të këshillojnë të rejat. Për t’i gjetur udhëzuesit në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], shkoni te Manuale dhe Thirrje, që ndiqet nga Thirrje në Lagje ose në Degë dhe më pas te Të Rejat. Burime të tjera mund të gjenden në YoungWomen.ChurchofJesusChrist.org.

Informacioni i Kontaktit

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme që shërbyen në një mision që nga viti 2000, tani mund t’ia japin informacionin e tyre të kontaktit udhëheqësve të tyre të mëparshëm të misionit nëpërmjet një skedari të ri të misionit në programin Member Tools [Mjetet e Anëtarit]. Duke zgjedhur të bëhet pjesë, një ish-misionar/e i lejon udhëheqësit e misionit të shohin emrin e tij ose të saj dhe informacionin e kontaktit. Udhëheqësit e misionit më pas mund ta përdorin këtë informacion për të komunikuar me misionarët/et, më vete dhe si grup.

Programi Gospel for Kids [Ungjilli për Fëmijë]

Ky kanal në YouTube është tani në dispozicion në anglisht, portugalisht dhe spanjisht. Seksioni i ri në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që quhet Fëmijët, i lejon fëmijët të përfshihen në tregime, materiale filmike dhe aktivitete ndërvepruese.

Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Rishikimet më të fundit kanë përfunduar tashmë në gjuhën angleze, për gjuhët e tjera do të vijojnë gjatë vitit 2022.