2022
Plaku Xhejms W. Mek-Konki III
maj 2022


“Plaku Xhejms W. Mek-Konki III”, Liahona, maj 2022.

Plaku Xhejms W. Mek-Konki III

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Plaku Xhejms W. Mek-Konki III mbërriti në Çekosllovaki në vitin 1990 si një misionar i ri në moshë, vendi po dilte nga komunizmi dhe ishte gati të fillonte sërish eksplorimin e shprehjes dhe besimit fetar. “Isha në vendin e duhur, në kohën e duhur, me njerëzit e duhur”, – tha ai.

Më vonë ai u kthye në zonë si një profesionist i ri, bashkëthemeloi një fondacion jofitimprurës dhe më pas shërbeu si president i Misionit të Çekisë dhe Sllovakisë.

Kur ishte 12 vjeç, prindërit e ftuan të studionte libra nga udhëheqës të Kishës dhe pastaj të diskutonte për atë që kishte lexuar. “Babai dhe nëna ime besonin te rëndësia e mësimdhënies së ungjillit ndaj fëmijëve të tyre, siç sugjerohet te Doktrina e Besëlidhje”, – tha Plaku Mek‑Konki. “Seksioni 68 i fton prindërit t’ua mësojnë fëmijëve të tyre ‘doktrinën e pendimit’ dhe ‘të besimit në Krishtin’ (vargu 25). Prindërit e mi e morën atë me shumë seriozitet.”

Ndjesia e tij për fuqinë e ungjillit për t’i ndryshuar njerëzit, i hyri thellë në zemër. Po këtë gjë ai e pa t’u ndodhte shenjtorëve në Republikën Çeke dhe në Sllovaki.

Plaku Xhejms Uillson Mek-Konki III iu lindi Xhejms Uillson Mek‑Konkit II dhe Xhudit Miller Mek‑Konkit më 27 gusht 1971, në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA. Ai u martua me Lorel Shpringerin në korrik 1995, në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata kanë katër fëmijë.

Plaku Mek‑Konki u diplomua në Universitetin e Jutës me një diplomë universitare në histori në vitin 1995 dhe u diplomua për drejtësi në vitin 1999 në Qendrën Kombëtare të Drejtësisë në Universitetin “Xhorxh Uashington”. Kohët e fundit ai punoi si avokat në kompaninë Workman Nydegger dhe si drejtor i Wallace Toronto Foundation, për të cilin ndihmoi të themelohej.

Plaku Mek‑Konki po shërbente si president kunji në kohën kur i erdhi thirrja. Ai ka shërbyer edhe si peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar në peshkopatë, udhëheqës i misionit në lagje, këshilltar në presidencën e kuorumit të pleqve, mësues për përgatitjen për mision, mësues i Doktrinës së Ungjillit dhe president i Të Rinjve të lagjes.