2022
Emi A. Rajt
maj 2022


“Emi A. Rajt”, Liahona, maj 2022.

Emi A. Rajt

Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Motra Emi A. Rajt kujton një natë, disa vjet më parë, kur ajo po i nënshtrohej kurimit për shkallën 4 të kancerit të mitrës. Kishte kaq shumë dhembje sa e kishte humbur aftësinë për t’u ndier e lidhur me Perëndinë. Pavarësisht nga dëshmia e saj dhe besimi i saj tek Ati Qiellor, Shpëtimtari dhe plani i shpëtimit, ajo ishte nevojtare.

Kur ishte fëmijë, Motra Rajt kishte mësuar nga nëna e saj dhe udhëheqëset e Fillores se kur kishte frikë, ndihej e vetmuar ose nevojtare për Shpirtin, ajo duhej të këndonte një këngë të Fillores.

“Por kjo gjë është për fëmijët”, – mendoi ajo tani. “A gjen kjo gjë zbatim për mua vërtet?”

Më pas erdhi përgjigjja – dhe kënga.

“Edhe unë jam fëmijë i Perëndisë”, – solli ndërmend Motra Rajt. “Prandaj në mendje fillova të këndoj: ‘O Ati Qiellor, a je Ti atje?’1

Deri atje shkova. Çdo qelizë e qenies sime u pushtua nga dashuria e Perëndisë. Ishte e prekshme, gjë që ishte e çuditshme ngaqë nuk mund të ndieja asgjë tjetër. E dija se Ai ishte atje, se Ai e dinte saktësisht se çfarë po kaloja dhe se Ai ishte një Perëndi i dashur.”

Emi Ajlin Andersoni iu lindi Xhoi Bejlit dhe Robert Andersonit më 6 janar 1972, në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA. Ajo u martua me Xhejm Mek-Konki Rajtin më 24 qershor 1994, në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë tre djem.

Ajo mori një diplomë universitare për studimet e zhvillimit njerëzor dhe familjar në Universitetin e Jutës në vitin 1998. Ajo punoi në sektorin e mediave studentore në Kolegjin për Komunikimet të Universitetit Market ndërkohë që bashkëshorti i saj vazhdonte shkollën për dentist.

Motra Rajt shërbeu si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores gjatë vitit të kaluar dhe në këshillin e përgjithshëm konsultativ të Të Rejave për tre vjet përpara kësaj thirrjeje. Thirrjet e mëparshme përfshijnë presidente e Fillores të kunjit dhe lagjes, këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës dhe Fillores të lagjes, mësuese në Shoqatën e Ndihmës, mësuese e Doktrinës së Ungjillit dhe udhëheqëse e Skautistëve Fillestarë.

Shënim

  1. “Lutja e një Fëmije”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6.