2022
Kamill N. Xhonson
maj 2022


“Kamill N. Xhonson”, Liahona, maj 2022.

Kamill N. Xhonson

Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës

Kamill N. Xhonsoni gjithmonë është “ndier si në shtëpi” në Shoqatën e Ndihmës.

“Gjeta motëri mes grave që ishin të ndryshme nga unë”, – tha ajo për përvojën e saj në Shoqatën e Ndihmës, përfshirë 30 e më shumë vjet në lagje familjare në Shtetet e Bashkuara dhe Peru. “Më pëlqen shumë gjallëria dhe urtësia e grave në Shoqatën e Ndihmës.”

Ajo gjeti këshilluese dhe mikesha në Shoqatën e Ndihmës, përfshirë disa që janë më të moshuara dhe më të reja se ç’është ajo.

“Ne jemi të gjitha motra me një përvojë të përbashkët në dëshirën tonë për t’u kthyer në shtëpinë tonë qiellore, por me përvoja të ndryshme tek të cilat mund të mbështetemi për ta ndihmuar njëra-tjetrën”, – tha Motra Xhonson.

Motra Xhonson ka shërbyer si Presidente e Përgjithshme e Fillores gjatë vitit të kaluar. Ajo do ta fillojë shërbimin e saj si Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës më 1 gusht.

Një nga thirrjet e saj të parapëlqyera ka qenë të japë mësim në Shoqatën e Ndihmës.

“Më ka pëlqyer shumë mundësia që të përfshihem me motrat dhe të marr mësime nga Shpirti dhe nga njëra‑tjetra gjatë asaj ore të shenjtë në Shoqatën e Ndihmës. Është atje që ne flasim për Krishtin dhe gëzohemi në Krishtin dhe trajtojnë çështjet e zemrës.”

Kamilla Nedo iu lindi Hal dhe Dorothi Nedos më 12 shtator 1963, në Pokatelo, Ajdaho, SHBA. Ajo u martua me Daglas S. Xhonsonin më 31 korrik 1987, në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë tre djem dhe pesë nipër e mbesa.

Ajo mori diplomë universitare në Universitetin e Jutës për anglisht në vitin 1985 dhe në Fakultetin Juridik “S. J. Kuini” të Universitetit të Jutës në vitin 1989. Ajo punoi për më shumë se 30 vjet si avokate dhe ishte presidente e firmës ligjore “Snow Christensen & Martineau”.

Një presidente e dikurshme e Të Rejave të lagjes, Motra Xhonson gjithashtu ka shërbyer si anëtare e presidencave të Shoqatës së Ndihmës dhe të Fillores në lagje dhe si instruktore e Doktrinës së Ungjillit dhe e Shoqatës së Ndihmës. Ajo shërbeu gjithashtu me bashkëshortin e saj nga viti 2016 deri në vitin 2019 ndërkohë që ai ishte president i Misionit të Perusë, Arekipa.