2022
Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
maj 2022


Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm

Vëllezër dhe motra, unë tani do të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për t’i mbështetur.

Ju lutemi ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.

Të Shtatëdhjetët Zonalë vijues janë liruar nga detyrat e tyre: Mark D. Edi, Rajën K. Olsen, Xhonathan S. Shmit dhe Dinelson Silva.

Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin për shërbimin e tyre të shkëlqyer, u lutemi ta shfaqin.

I kemi dhënë lirimin nga thirrja Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022, si vijon: Xhin B. Bingham si Presidente, Sheron Iubank si Këshilltare e Parë, dhe Reina I. Aburto si Këshilltare e Dytë.

I kemi dhënë gjithashtu lirimin nga thirrja Presidencës së Përgjithshme të Fillores, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022, si vijon: Kamill N. Xhonson si Presidente, Suzën H. Porter si Këshilltare e Parë, dhe Emi A. Rajt si Këshilltare e Dytë.

Të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin këtyre motrave për shërbimin e tyre të përkushtuar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që t’i mbështetim sa vijojnë si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë: Mark D. Edi, Xhejms W. Mek-Konki III, Ajzek K. Morison, Rajën K. Olsen, Xhonathan S. Shmit dhe Dinelson Silva.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, me të njëjtën shenjë.

Vëmë në dukje se 45 Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj u mbështetën gjatë mbledhjes së konferencës së përgjithshme për udhëheqjen të enjten, më 31 mars, dhe pastaj u njoftuan në faqen newsroom.ChurchofJesusChrist.org më herët këtë javë.

Ju ftojmë t’i mbështetni në detyrat e tyre të reja.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i mbështetim sa vijojnë si Presidencë e re e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022: Kamill N. Xhonson si Presidente, Xhini Enet Denis si Këshilltare e Parë dhe Kristin Mei Ji si Këshilltare e Dytë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që t’i mbështetim sa vijojnë si Presidencë e re e Përgjithshme e Fillores, që gjithashtu do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022: Suzën H. Porter si Presidente, Emi A. Rajt si Këshilltare e Parë dhe Trejsi Y. Brauning si Këshilltare e Dytë.

Të gjithë ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë po ashtu.

Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.

Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:

Elzimar Gouve de Albëkërki, Roland J. Bek, Raul Barron, Bruno V. Baros, Erik Bakster, Oskar Bedregal, Jup Bum, Majkëll P. Breidi, Rendëll A. Braun, Kenedi F. Kanuto, Stiven K. Kristensen, Neithën A. Kreg, Mark Anthëni Dandën, Favio M. Duran, Amandio A. Feizho, Klaud R. Gamiet, Skot L. Haimas, Xheisën C. Xhensen, Roberto G. F. Lait, Xhon W. Luis, Paulo Renato Marino, Blein R. Maksfilld, Eduardo R. Mora, Dejvid Ngabizele, Zhoao Luiz Ope, Xhastis N. Otuoni, Emanuel Petrinjani, Daniel Piros, Kreg W. J. Reisaid, Nelson Ramirez, Aleksi V. Samaikin, Hose Antonio San Gabriel, Hose Estuardo Satho, Stiven D. Shamuei, Osualdo J. Soto, Mark G. Stjuart, Skot N. Tejlër, Rozvelt de Pina Teisheira, Gordon L. Treduei, Herold Truke, Nikolai Ustuzhaninov, Karlos Ernesto Velasko, Kail A. Vest, Serxho Vila, Min Zu Uang