2022
Plaku Ajzek K. Morison
maj 2022


“Plaku Ajzek K. Morison”, Liahona, maj 2022.

Plaku Ajzek K. Morison

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Ajzek K. Morison, thotë se ai dhe bashkëshortja e tij kanë fjetur pak qëkurse Presidenti Rasëll M. Nelson i ofroi një thirrje Plakut Morison për të shërbyer si një Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.

“Ne dimë që ky do të jetë një rrugëtim për ne”, – tha ai. “Ne do të mbështetemi te Zoti që të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë.”

Plaku Morison u thirr si president kunji në vitin 2012, I Shtatëdhjetë Zonal në vitin 2018 dhe president në Misionin e Ganës, Bregu i Kepit, në vitin 2020.

“Çdo detyrë më ka ardhur në një kohë kur e kam pritur më së paku”, – tha ai. “Por unë mbështetem te Zoti dhe jo tek aftësitë e mia vetjake.”

Plaku Morison ka një diplomë pasuniversitare për gradë shkencore në menazhim dhe udhëheqje strategjike nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë “Kuame Nkruma”, në Ganë. Ai ka punuar për Kishën në pozicione të ndryshme që nga viti 2004, së fundmi si udhëheqës dhe përgjegjës për përkrahjen e anëtarëve për Afrikën Perëndimore.

Ajzek Kofi Morisoni iu lindi Jozef Kojo Morisonit dhe Mari Efua Obua Sarfos më 25 nëntor 1977, në Takoradi, Ganë.

Kur ishte fëmijë, Plaku Morison dhe familja e tij frekuentonin mbledhjet e kishës të një besimi tjetër. Kur u shpërngul në familjen e dajës së tij për të ndjekur shkollën e mesme, ai frekuentoi me ta mbledhjet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe më pas mbledhjet në kishën e tij. Një mësues i seminarit herët në mëngjes, e ftoi atë të frekuentonte seminarin, ku takoi edhe Hana Niarkon.

“Ajo ishte shumë inteligjente dhe jepte komente të shkëlqyera”, – tha ai. “Më ngjalli vërtet dëshirën që të studioja më shumë.” “Pasi e studiova Librin e Mormonit atë vit”, – tha ai, “isha gati për pagëzim.”

Më 18 dhjetor 2004, ai dhe Hana u martuan në Takoradi dhe u vulosën tri ditë më vonë në Tempullin e Akrës në Ganë. Ata kanë tre djem.

Përveç thirrjeve të tjera, Plaku Morison ka shërbyer si këshilltar i presidencës së kunjit, peshkop, këshilltar në peshkopatë, president i kuorumit të pleqve, mësues i Doktrinës së Ungjillit, mësues seminari dhe misionar kohëplotë në Nigeri.