2022
Plaku Dinelson Silva
maj 2022


“Plaku Dinelson Silva”, Liahona, maj 2022.

Plaku Dinelson Silva

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Udhëtimi i kthimit prej 6 400 kilometrash nga Luanda, Angolë për në San‑Paulo, Brazil, u dha kohë Plakut Dinelson Silva dhe bashkëshortes së tij, Rexhinës, të përlesheshin me një nxitje. Pasi shërbeu si president misioni, Plaku Silva ndjeu se ai dhe bashkëshortja e tij nuk duhej të blinin një shtëpi.

Ata e kishin shitur shtëpinë përpara se të largoheshin për misionin e tyre. Ata planifikuan të blinin një shtëpi të re pasi të ktheheshin, por ndien nxitjen që të prisnin. “Shtëpitë në Brazil nuk janë një pasuri që e vini në shitje dhe pastaj e shitni menjëherë”, – tha Plaku Silva. “Mund të duhen ditë ose muaj apo vite.”

Motra Silva tha se ata u përqendruan në faktin se Ati Qiellor i kishte udhërrëfyer ata para misionit të tyre dhe se Ai do t’i udhërrëfente ata përsëri. “Vendosëm së bashku të prisnim për njëfarë kohe”, – tha ajo. Në vend të kësaj zgjodhën të merrnin një shtëpi me qira.

Ashtu si shitja e shtëpisë në Brazil, përgjigjja nuk erdhi brenda pak ditëve ose muajve apo edhe brenda vitit. Përgjigjja erdhi më shumë se dy vjet më vonë kur Plaku Silva mori një thirrje për të shërbyer si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.

“Ne duhet të kemi mendësinë që nëse Ai na kërkon të bëjmë diçka, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë ‘po’”, – tha Plaku Silva. “Nëse përgjigjja nuk është gjithmonë ‘po’, ajo lë hapësirë për ‘jo’ ose ‘ndoshta’.” Megjithatë, për Shpëtimtarin, shpjegon ai, “nuk kishte vend për ‘jo’ ose ‘ndoshta’ në Gjetseman”.

Dinelson Urbano da Silva iu lindi Domingos Urbano da Silvas dhe Maria Hoze de Almeida Silvas më 4 korrik 1965, në Resife, Brazil. Ai u rrit në Resifi dhe u vulos me Rexhina Maria de Karvaho Silvën në Tempullin e San‑Paolos në Brazil, në maj 1987. Çifti ka dy fëmijë.

Ai ka një diplomë universitare në administrim biznes (përpunim të dhënash). Ai punoi në industrinë e udhëtimeve për 30 vjet.

Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Plaku Silva shërbeu si president misioni me bashkëshorten e tij në Misionin e Luandës, Angolë. Ai ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, peshkop, këshilltar i lartë dhe misionar kohëplotë në Misionin e Kuritibës, Brazil.