Për Forcën e Rinisë
Thesare të Fshehura
Mars 2025


Eja, Më Ndiq

Doktrina e Besëlidhje 1828

Thesare të Fshehura

Gërmo në shkrimet e shenjta dhe do të gjesh të gjitha llojet e gjërave.

Jozef Smithi gjatë Vegimit të tij të Parë

Zbulesa bashkëkohore i qartëson shkrimet e shenjta.

Doktrina e Besëlidhje 19

Doktrina e Besëlidhje 19 shpjegon dy gjëra rreth Shpëtimtarit.

Lluka thotë se djersa e Zotit në kopshtin e Gjetsemanit “po i bëhej si gjak i mpiksur” (Lluka 22:44). “Po i bëhej si” nënkupton që është thjesht një figurë letrare.

Jezusi e sqaron këtë. Ai thotë që vuajtja e Tij e bëri Atë t’i “dalë gjak nga çdo por” (Doktrina e Besëlidhje 19:18). Nuk ka metafora. Agonia e Tij ishte aq e madhe, saqë vërtet djersiti gjak.

Diku tjetër, shkrimet e shenjta përdorin fraza si “mundim i pafund” dhe “ndëshkim [i] përjetshëm”. Alma i Riu thotë se ai “u tortur[ua] nga një mundim i përjetshëm” (Alma 36:12). Mirëpo, mundimi i Tij zgjati vetëm tri ditë (shih tek Alma 36:16). Si na qenka kjo “[e] përjetsh[me]”?

Përsëri, Jezusi e sqaron. Duke qenë se Ati Qiellor dhe Jezusi janë të përjetshëm dhe të pafundmë, çdo ndëshkim që Ata japin, është, sipas përkufizimit, ndëshkim “i përjetshëm” ose “i pafund[më]”, pavarësisht se sa zgjat (shih te Doktrina e Besëlidhje 19:6–12). Vetëm vuajtja e bijve të humbjes do të zgjatë në fakt përgjithmonë (shih te Doktrina e Besëlidhje 76:30–38).

Një pagëzim mjafton, por ai kërkon autoritet.

Doktrina e Besëlidhje 22

Të kthyerit e mundshëm në besim shpesh i pyesin misionarët: Po nëse jam pagëzuar tashmë në një kishë tjetër? A më duhet të pagëzohem sërish?

Doktrina e Besëlidhje shpjegon se pa priftërinë, autoritetin për të vepruar në emrin e Perëndisë, “edhe pse një njeri duhet të pagëzohet njëqind herë, ajo nuk i vlen aspak” (Doktrina e Besëlidhje 22:2).

Pra, përgjigjja në thelb është: “Pagëzimi yt fillestar ishte një vepër e drejtë e bazuar tek ajo që dije në atë kohë. Tani di më shumë dhe Zoti dëshiron që ti të veprosh sipas asaj njohurie.”

Jezu Krishti duke iu administruar sakramentin nefitëve

Askush nuk është i mirë në gjithçka. Dhe kjo është normale.

Doktrina e Besëlidhje 24

Profeti Jozef Smith nuk ishte i mirë në punët tregtare apo në fushën ekonomike. Sipas termave të botës, nuk ishte një njeri me sukses.

Zoti i tha atij se do të bëhej kështu: “Në punët fizike ti s’do të kesh forcë, pasi kjo nuk është thirrja jote” (Doktrina e Besëlidhje 24:9).

Do të kesh miq dhe shokë e shoqe klase që shkojnë në universitete më të mira sesa ti, që futen në punë më me prestigj sesa ti dhe që kanë më shumë sukses sesa ti sipas konceptit të botës.

E çfarë pastaj?

Jeta nuk është një garë. Natyrisht që duhet të bësh më të mirën tënde. Por mos të të zërë paniku nëse i sheh të tjerët që ta kalojnë në udhën e jetës. Mund të mos jenë duke synuar të njëjtën pikëmbërritje si ti! Vazhdo të bësh atë që Zoti do që ti të bësh – “thirrj[en]” tënde – dhe të mos shqetësohesh për planet e Tij për dikë tjetër.

Shtëpia e Perëndisë është një shtëpi rregulli.

Doktrina e Besëlidhje 2728

Shpëtimtari shpesh i kujtoi Profetit Jozef Smith që çdo gjë duhet të bëhet “me rregull” (shih te Doktrina e Besëlidhje 20:68; 28:13; 58:55; 107:84). Të nevojiten rregulla, përndryshe bëhet rrëmujë.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka kurrë asnjë liri veprimi. Për shembull, Zoti i tha Jozef Smithit se “nuk ka rëndësi se çfarë do të hani ose çfarë do të pini kur merrni sakramentin” – për aq kohë sa e bëni atë në kujtim të vuajtjes dhe Shlyerjes së Tij (Doktrina e Besëlidhje 27:2).

Kur vjen puna për ta udhëhequr Kishën, sidoqoftë, nuk ka liri veprimi. Vetëm një njeri në periudhën kohore mund të marrë zbulesë për Kishën: i pari Jozef Smithi (shih te Doktrina e Besëlidhje 28:2); më pas, këdo që caktoi Zoti “në vend të tij” (Doktrina e Besëlidhje 28:7) – Brigam Jangu, Xhon Tejlori e me radhë deri te profeti i sotëm.

Udhëheqës të tjerë të frymëzuar të Kishës mund të japin mësim, mendime dhe këshilla (shih te Doktrina e Besëlidhje 28:4–5). Por vetëm Presidenti i Kishës mund të flasë në emër të Perëndisë për çështje që prekin mbarë Kishën.