Ku Mund të Gjesh Forcë Kur Ndihesh i/e Refuzuar?
Disa vite më parë, mora pjesë në një aktivitet me të rinj e të reja të tjera dhe me disa misionarë. Synimi ynë ishte t’i ftonim njerëzit të vinin dhe të merrnin pjesë në një mbledhje të veçantë sakramenti.
Isha i emocionuar që do ta vija veten në vendin e misionarëve tanë. Arritëm t’ua shpërndanim ftesat tona disa njerëzve që takuam. Kur erdhi koha për të dhënë kartën e fundit, Shpirti më nxiti të shkoja te një person i caktuar. Por ajo reagoi keq ndaj ftesës sonë dhe na largoi.
U trishtova që e pashë këtë person të refuzonte dashurinë e Shpëtimtarit tonë. E di se shumë njerëz e refuzojnë ftesën e Krishtit për të ardhur tek Ai. Por e di gjithashtu se thjesht duke e bërë këtë ftesë, ne po mbjellim një farë në zemrat e njerëzve. Kjo përvojë ma forcoi dëshminë edhe pse ftesa ime u refuzua. E di se me Krishtin çdo gjë është e mundur dhe po vijoj përgatitjen për të shërbyer në një mision dhe për të sjellë të tjerë tek Ai dhe Ati ynë Qiellor.
Xhalil T., 17 vjeç, Provinca Jugore, Kaledonia e Re
I pëlqen muzika, futbolli, kampingu dhe ngjitja në male me familjen.