Drejt e në Temë
Si të jetojmë në botë dhe “të lë[më] mënjanë gjërat e kësaj bote”?
The Disciples Whom He Had Chosen [Dishepujt që Ai i Kishte Zgjedhur], nga Casey Childs
Zoti ka thënë: “Ti duhet të lësh mënjanë gjërat e kësaj bote dhe të kërkosh gjërat e një më të mire” (Doktrina e Besëlidhje 25:10). Kjo nuk do të thotë se ne i shpërfillim nevojat tona tokësore dhe materiale, por do të thotë se nuk ia kushtojmë zemrën pasurisë, pushtetit, pozitës ose miratimit të botës. Ja tek janë disa parime që na janë mësuar rreth të jetuarit në botë:
Vendos gjërat e Perëndisë të parat. “Para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij” (Mateu 6:33). Në zemrën dhe në jetën tonë, urdhërimet e Perëndisë dhe besëlidhjet tona me Të janë përparësia jonë.
Kërko të mësosh. “Ndërsa mësoni për botën përreth jush, mësoni edhe për Shpëtimtarin. … Sa më shumë të mësoni, aq më shumë mund të ndihmoni për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë dhe për të ndikuar në botë për mirë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 31, 32).
Puno. “Puna është një parim i rëndësishëm i ungjillit. Ajo kultivon rritje dhe na zhvillon. … Zoti nuk do vetëm që ne të sigurojmë të ardhura për familjen tonë, por edhe të ‘përfshihe[mi] me zell në një kauzë të mirë’ [Doktrina e Besëlidhje 58:27]” (“Employment” [“Punësimi”], Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).