Për Forcën e Rinisë
Ndihmë në Ditë të Vështira
Mars 2025


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Ndihmë në Ditë të Vështira

Jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç ne shpresojmë. Të gjithëve na pëlqejnë shumë ditët e mbushura me festa dhe gëzim, por disa ditë janë të mbushura me zhgënjim. Në këtë numër botimi, do të gjeni ndihmë për ato ditë (shih faqet 8, 14 dhe 22).

Një nga shkrimet e mia të parapëlqyera përmban një këshillë dhe një premtim për ditët e vështira. Aty thuhet: “Ji i duruar në mundime, sepse do të kesh shumë; por duroji ato, pasi, vër re, unë jam me ty, madje deri në mbarim të ditëve të tua” (Doktrina e Besëlidhje 24:8). Këshilla është të durojmë.

Rrënja e fjalës duroj do të thotë të qëndrosh i patundur së brendshmi. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë, prandaj më pëlqen premtimi: “Unë jam me ty”. Ai premtim nënkupton se nuk kemi pse t’i kalojmë të vetëm ditët e vështira. Zoti do të na ndihmojë të qëndrojmë të patundur.

Pavarësisht nga ajo që po ndodh në jetën tonë, mënyra më e mirë për t’u lidhur me Atin është të lutemi. Ai na gjendet vërtet pranë. Ai do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve tona. Perëndia i dëgjon dhe u flet fëmijëve të Tij në ditë të mira dhe në ditë të këqija (shih faqen 2). Ai ka premtuar të jetë me ne.

Me dashuri,

Emili Bell Frimani

Presidente e Përgjithshme e Të Rejave