Zëra të Rinisë
Shpëtimtari më Ndihmoi të Ndryshoj
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Unë kam një lloj fytyre që nëse nuk jam duke buzëqeshur, dukem sikur jam e zemëruar. Njerëzit më pyesin: “Pse je e ngrysur në fytyrë? Çfarë problemi ke?” Ndërsa unë i them: “Nuk jam e ngrysur në fytyrë”. Por pyetjet e tyre në fakt më zemërojnë.
Babi im ishte i shqetësuar për mua. Më thirri te dhoma e vet dhe më tha: “Dëgjo, nuk mund të vazhdosh më me këtë qëndrim gjithë zemërim. Çfarë të shqetëson?” Vendosa se doja të ndryshoja.
U luta dhe iu përgjërova Atit Qiellor të më ndihmonte. Me kalimin e kohës, fillova të ndihesha ndryshe. Zemërohem më pak, buzëqesh më shpesh dhe i dua më shumë të tjerët. Të gjithë më thoshin: “Ti po ndryshon”. Thellë‑thellë e di se kjo nuk është meritë e forcës sime. Është meritë e fuqisë aftësuese të Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Është e vështirë të bëhesh personi që dëshiron të jesh. Nuk mund të them ende që jam aty ku duhet, por po përpiqem të arrij atje. Rrugëtimi ynë supozohet të jetë me Jezu Krishtin. Duhet ta ftojmë Atë të vijë bashkë me ne.
Viktoria E., 16 vjeçe, Lagos, Nigeri
I pëlqen të luajë sporte, të lexojë, të këndojë, të rregullojë flokët dhe të mësojë gjëra të reja.