Për Forcën e Rinisë
Lidhu
Mars 2025


Lidhu

Maja C.

16 vjeçe, Drava, Slloveni

e re

Fotografia nga Christina Smith

Nëna dhe babai im u shkurorëzuan kur isha dy vjeçe e gjysmë. Shkoja ta takoja babanë çdo muaj dhe kur isha më e vogël, ishte gjë zbavitëse. Por kur u rrita, patëm disa mosmarrëveshje dhe gjërat u bënë gjithnjë e më keq.

Mbaj mend që iu qava nënës se nuk doja të shkoja më ta takoja babanë. Ajo tha: “Lutu dhe gjithçka do të jetë më mirë”. Ashtu bëra.

Perëndia më ndihmoi mua dhe babanë tim. Tani kemi një marrëdhënie më të mirë. Ne bisedojmë, ai më merr në telefon kur shkon në atdheun e tij, Maqedoni, që të mund të flas me familjarët e mi atje.

Jezu Krishti ka qenë gjithmonë forca ime. Kur kisha sfida të mëdha në shkollë ose në shtëpi, Ai ishte gjithmonë pranë meje. Gjithmonë e kam ndier se Atë e kam pasur krah.

Jam mirënjohëse që nëna ime më njohu me Kishën dhe me Perëndinë, sepse me të vërtetë na ka ndihmuar shumë përgjatë viteve. Perëndia dhe Jezu Krishti na kanë gjithmonë nën vëmendjen e Tyre.