Për Forcën e Rinisë
Si mund të kem ende shpresë dhe të përgatitem për familjen time të ardhshme kur bota është kaq shkurajuese?
Mars 2025


Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund të kem ende shpresë dhe të përgatitem për familjen time të ardhshme kur bota është kaq shkurajuese?”

e re

“Zoti na ka urdhëruar të shumohemi dhe ta mbushim tokën dhe premtoi se do të na mbrojë nëpërmjet besëlidhjeve që kemi bërë me Të. Plani i Perëndisë është i përsosur. E di se kur të bëhem me fëmijë, nëse i bindem asaj që Ai më ka urdhëruar, Ai lidhet të më bekojë dhe të më mbrojë mua dhe familjen time sipas urtësisë së Tij.”

Ziona O., 16 vjeçe, Havai, SHBA

i ri

“Unë gjej shpresë kur ushtroj besim te Perëndia dhe plani i Tij për mua. Kur bota është shkurajuese, unë mund t’i drejtohem Atij për paqe. Bekimi im patriarkal më ndihmon të di se Ati im në Qiell më njeh më mirë se kushdo tjetër dhe më do. Kjo më jep sigurinë se gjithçka do të zgjidhet.”

Logan A., 16 vjeç, Teksas, SHBA

e re

“Më ndihmon njohuria se Perëndia më do, ka një plan për mua dhe do të më ndihmojë në kohë të vështira. Më ndihmon edhe njohuria se besëlidhjet e mia më lidhin me Krishtin dhe më japin qasje te fuqia dhe forca e Tij.”

Lidi L., 18 vjeçe, Jutë, SHBA

i ri

“Gjeni gëzim te Krishti, shkrimet e shenjta dhe lutja. Nëse mund të mësojmë se i vetmi mendim që ka rëndësi, është ai i Shpëtimtarit, kjo do ta bëjë jetën shumë më të lehtë. Marrja e vendimeve bazuar te mendimet e njerëzve rreth nesh mund të na detyrojë të marrim vendime negative.”

Kesh P., 16 vjeç, Jutë, SHBA

e re

“Ne duhet ta vendosim mirëbesimin tonë te Perëndia dhe të kultivojmë një mendësi pozitive. Mund të marrim frymëzim nga të tjerët që kanë kapërcyer sfida të ngjashme. Gjithashtu, zbatimi i urdhërimeve, veçanërisht ligji i dëlirësisë dhe të qenit i/e virtytshëm/me, hedh një themel të fortë për krijimin e një jete familjare të përmbushur pavarësisht nga shkurajimi i jashtëm.”

Divajn O., 19 vjeçe, Lagos, Nigeri