Mbështetjate Vetja
Mësoni


“6: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“6: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Të Kuptuarit e Zemërimit

Lexoni:

Çdokush përjeton zemërim. Ka arsye të panumërta për t’u ndier të zemëruar. Ne nuk mund t’i kontrollojmë përherë ndjenjat e zemërimit dhe është e lehtë të ndihemi të justifikuar për zemërimin tonë. Madje mund të ndihemi më mirë në çastin pasi e shprehim zemërimin në mënyra agresive. Por shprehja e zemërimit nuk na ndihmon të ndihemi më mirë në planin afatgjatë dhe mund të çojë në marrëdhënie të tensionuara, sëmundje fizike, humbje financiare dhe dëmtim shpirtëror apo edhe fizik të vetes dhe të të tjerëve.

Shpëtimtari u mësoi nefitëve: “Nuk do të ketë grindje mes jush. … Pasi në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se ai që ka shpirtin e grindjes nuk është i imi, por është i djallit i cili është ati i grindjes dhe ai nxit zemrat e njerëzve, që të grinden me zemërim me njëri-tjetrin. Vini re, kjo nuk është doktrina ime, që të nxis zemrat e njerëzve në zemërim, njëri kundër tjetrit; por, doktrina ime është kjo, që gjëra të tilla duhet të zhduken” (3 Nefi 11:28–30).

Përsiatni:

Mendoni për një rast kur jeni ndier të zemëruar; pastaj plotësojeni tabelën më poshtë.

Situata

Si u Përgjigja ndaj Kësaj?

Cili Ishte Rezultati?

Situata

Shembulli

Bleva këpucë të reja për djalin tim. Ai i la ato jashtë mbrëmë dhe ia vodhën.

Si u Përgjigja ndaj Kësaj?

U mërzita me djalin tim dhe i bërtita pse u tregua i papërgjegjshëm dhe i la këpucët jashtë.

Cili Ishte Rezultati?

Djali pati frikë nga unë dhe nuk donte të më fliste. Atij i pëlqenin shumë ato këpucë dhe ndihet edhe më keq për gabimin e tij.

Situata

Si u Përgjigja ndaj Kësaj?

Cili Ishte Rezultati?

Diskutoni:

Si na ndihmon mbajtja nën kontroll e zemërimit që të bëhemi dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit?

2. Të Kuptuarit se si Përshkallëzon Zemërimi

Lexoni:

Kur ia lejojmë vetes të na mbetet mendja te mendimet zemërake, po ashtu reagon edhe trupi ynë. Reagimet fizike në trup rritin “nivelin tonë të temperaturës emocionale”. Sjellje të caktuara mund të na e shtojnë zemërimin, prandaj të mësuarit e zotësive që ndihmojnë të na “ftohin” është një pjesë e rëndësishme e mbajtjes nën kontroll të zemërimit.

Pamja
tabelat e nxehjes dhe ftohjes së zemërimit

Diskutoni:

Çfarë gjërash të tjera ju kanë ndihmuar të “ftoheni”?

3. Të Kuptuarit e Emocioneve që e Shkaktojnë Zemërimin

Lexoni:

Për ta kontrolluar zemërimin tuaj, përcaktoni emocionet e ndryshme që fshihen pas tij. Shpesh është më e lehtë të zemëroheni sesa të përballeni me ndjenja të vërteta, të fshehura. Më poshtë është një listë e disa prej emocioneve të fshehura dhe përvojave që mund t’ju bëjnë të ndieni zemërim.

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

  • I/E mëritur

  • I/E zhgënjyer

  • I/E turpëruar

  • I/E pashpresë

  • Fajtor/e

  • I/E mbingarkuar emocionalisht

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

  • Në siklet

  • I/E acaruar

  • Inferior/e

  • Pikëllim

  • I/E pandjeshëm/me

  • Zemërthyer

  • I/E frikësuar

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

  • Në ankth

  • I/E shqetësuar

  • I/E kërcënuar

  • Nervoz/e

  • I/E refuzuar

  • Më takon

  • I/E lënduar

Emocionet dhe Ndjenjat e Fshehura

  • I/E fyer

  • I/E viktimizuar

  • I/E vetmuar

  • Padrejtësi

  • Uri

  • Lodhje

  • Pritshmëri të paplotësuara

Diskutoni:

Si mund të na ndihmojë lutja që ta ftohim zemërimin?

4. Zgjedhja që t’i Përgjigjesh Zemërimit në Mënyra të Ndryshme

Lexoni:

Është e rëndësishme të kuptohet lidhja ndërmjet zemërimit dhe lirisë së zgjedhjes. Ndërsa gjëra ndodhin në jetën tonë, ne mund të ndiejmë zemërim, por jemi në gjendje që të zgjedhim se si t’i përgjigjemi kësaj ndjenje: të zemërohemi apo të bëhemi dashamirës, mirëbërës dhe bujarë.

Plaku Lin G. Robins përshkroi një situatë ku një i ri, atlet i talentuar, u përpoq të bëhej pjesë e një skuadre sportive dhe ia doli në këtë. Ditën e parë të stërvitjes, trajneri e vuri këtë të ri të luante kundër një lojtari tjetër ndërsa skuadra vëzhgonte. “Kur humbi një gjuajtje të thjeshtë, ai u zemërua, përplasi këmbët dhe filloi të ankohej. Trajneri shkoi drejt tij dhe i tha: ‘Po e bëre edhe një herë një sjellje të tillë, nuk do të luash më kurrë për skuadrën time’. Gjatë tre viteve në vijim ai nuk e humbi më kurrë kontrollin. Vite më vonë, teksa reflektoi mbi këtë incident, ai e kuptoi se trajneri i kishte mësuar një parim që të ndryshon jetën atë ditë: zemërimi mund të kontrollohet” (“Agency and Anger”, Ensign, maj 1998, f. 80).

Diskutoni:

Kur ka qenë një rast që zgjodhët të mos përgjigjeni me zemërim?

Lexoni:

Një mënyrë që mund të zgjidhni për t’iu përgjigjur situatës, është nëpërmjet humorit. Plaku Xhefri R. Holland dha mësim: “Jezusi gjeti gëzim të veçantë dhe lumturi te fëmijët, dhe na tha të gjithëve që ne duhet të jemi më shumë si ata – të pafajshëm dhe të çiltër, të shpejtë për të qeshur, për të dhënë dashuri dhe për të falur” (“This Do in Remembrance of Me”, Ensign, nëntor 1995, f. 68–69). Të qenit i aftë për të qeshur me veten ose për të gjetur humor në një situatë, ju ndihmon të përballeni më mirë me shqetësimet dhe zhgënjimet e papritura të jetës. Humori që të ngre moralin mund të ndihmojë për të përmirësuar sjelljen, marrëdhëniet dhe shëndetin tuaj. Ky lloj humori nuk i fyen apo t’i vërë në siklet të tjerët. Siç thuhet te Fjalët e Urta: “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë” (Fjalët e Urta 17:22). Ndonëse nuk është e përshtatshme që të qeshësh gjithë kohën, për shumicën e njerëzve mund të jetë e dobishme po të qeshin më shumë.

Diskutoni:

Si mund të na ndihmojë humori i përshtatshëm për ta kontrolluar zemërimin tonë?

5. Mbajtja Nën Kontroll e Zemërimit si një Dishepull i Jezu Krishtit

Lexoni:

Të jetuarit në unitet me Jezu Krishtin mund t’ju ndihmojë të ndieni paqe në vend të zemërimit. “Ndryshim[i i] madh” i zemrës (Alma 5:14) që vjen nga të qenit në unitet me Jezu Krishtin, mund t’ju ndihmojë që të dëshironi t’i falni të tjerët, “të bë[ni] mirë vazhdimisht” (Mosia 5:2) dhe “të shpreso[ni] tek Zoti” (Psalmeve 37:9). Fryma e Shenjtë do t’ju mbushë me ndjenja “dashuri[e], gëzimi, paq[eje], durimi, mirëdashj[eje], mirësi[e], besimi, zemërbutësi[e], [dhe] vetëkontrolli” (Galatasve 5:22–23).

Shikoni:

Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [08:24].

Diskutoni:

Si bekohemi kur drejtohemi te Shpëtimtari për ta kontrolluar zemërimin?

Lexoni:

Zemërimi mund të çojë në sjellje të dhunshme ose keqtrajtuese. Dhuna në familje është ndryshe nga mosmarrëveshjet e vogla. Nuk pritet nga askush që të durojë sjellje keqtrajtuese ose dhunë. Shih abuse.ChurchofJesusChrist.org për shërbime telefonike për ndihmë në raste krizash (në dispozicion vetëm në anglisht) dhe burime të tjera.

Nëse jeni viktimë e dhunës në familje, merrni ndihmë menjëherë, duke përfshirë vënien në kontakt me autoritetet e duhura. Kisha nuk e toleron keqtrajtimin e asnjë lloji. Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Ne e dënojmë shumë fuqishëm sjelljen keqtrajtuese të çfarëdo forme. Ne e dënojmë keqtrajtimin fizik, seksual, verbal apo emocional të bashkëshortes/it ose fëmijëve të një personi” (“What Are People Asking about Us?Ensign, nëntor 1998, f. 72). Qoftë nëse jeni viktima apo autori i krimit, kërkoni ndihmë tani nëse keni rënë në një rrjetë keqtrajtimi. Peshkopi juaj ose udhëheqës të tjerë të Kishës mund t’ju ndihmojnë të shëroheni.

Ushtrimi për Vetëdijen ndaj Zemërimit Tim

Përshkruani disa situata që e nxitin zemërimin tuaj. (Për shembull, një debat me bashkëshorten/in ose shokun apo shoqen tuaj, përballja me probleme financiare ose pasja e një shtëpie të rrëmujshme.)

Përshkruani arsyetimin ose mendimet që e shtojnë zemërimin tuaj. (Për shembull: “Ata shqetësohen vetëm për vete” ose “Shoku apo shoqja ime është shumë e papërgjegjshme”.)

Përshkruani ndjenjat që fshihen pas zemërimit tuaj. (Për shembull, të ndihesh i/e parespektuar, i/e përdorur ose i/e shpërfillur.)

Përshkruani reagimet fizike që mendoni se janë shenja që po zemëroheni. (Për shembull, djersitjet e pëllëmbëve të duarve, rrahjet e shpejta të zemrës, tensionimi ose acarimi.)

Përshkruani se si veproni nga zemërimi, duke përfshirë edhe sjelljen tuaj më të keqe. (Për shembull, të bërtitura, përplasje dyersh ose goditje.)

Përshkruani një zotësi që jua ftoh zemërimin. (Për shembull, numërimi deri në 10 ose bërja e ushtrimeve me frymëmarrjen.)

Përshkruani se si do të përgjigjeni ndaj situatës herën tjetër kur të ndiheni i zemëruar.