Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“5: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“5: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni citimin dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Edhe pse mund të ndihemi se jemi ‘një vazo e thyer’, … ne duhet të kujtojmë se ajo vazo është në duart e poçarit hyjnor. Mendjet e thyera mund të shërohen, në po të njëjtën mënyrë si shërohen kockat e thyera dhe zemrat e thyera. Ndërsa Perëndia është në punë duke i bërë ato riparime, ne të tjerët mund të ndihmojmë duke qenë të mëshirshëm, dashamirës dhe duke mos gjykuar” (Xhefri R. Holland, “Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 42).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Provoni një nga idetë për përkrahje vetjake këtë javë (nga artikulli 4 te pjesa “Mësoni”).

  • Ushtroni fraza të dobishme që mund t’i përdorni kur përkrahni dikë (nga artikulli 6 te pjesa “Mësoni”).