Mbështetjate Vetja
Mesazh nga Presidenca e Parë


“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur Vëllezër dhe Motra:

Zoti ka shpallur: “Është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi” (Doktrina e Besëlidhje 104:15). Kjo zbulesë është një premtim nga Zoti se Ai do të sigurojë bekime dhe do ta hapë portën e mbështetjes te vetja, e cila është aftësia jonë që t’i sigurojmë nevojat e jetës për veten dhe pjesëtarët e familjes sonë.

Kjo fletore pune është përgatitur për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që t’i mësojnë dhe t’i vënë në zbatim parimet e besimit, edukimit, të punuarit fort dhe mirëbesimit te Zoti. Pranimi dhe të jetuarit e këtyre parimeve do t’ju aftësojnë më shumë që të merrni forcën e premtuar nga Zoti.

Ne ju ftojmë që t’i studioni me zell dhe t’i zbatoni këto parime dhe t’ua jepni mësim pjesëtarëve të familjes suaj. Ndërsa bëni kështu, jeta juaj do të bekohet. Ju do të mësoni se si të veproni në shtegun tuaj drejt mbështetjes më të madhe te vetja. Ju do të bekoheni me shpresë, paqe dhe përparim më të madh.

Ju lutemi, jini i sigurt se ju jeni një fëmijë i Atit tonë në Qiell. Ai ju do dhe nuk do t’ju braktisë asnjëherë. Ai ju njeh dhe është gati t’ju japë bekimet shpirtërore dhe materiale të mbështetjes te vetja.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë