Mbështetjate Vetja
Burimet


“10: Burimet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“10: Burimet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Burimet

Gjetja e Ndihmës së Duhur Profesionale

Kur bëni zgjedhjen për të kërkuar ndihmë profesionale, kuptojeni se ju bëheni konsumator i një shërbimi dhe keni të drejtën të bëni pyetje. Merreni parasysh të kërkoni një profesionist që i plotëson karakteristikat vijuese:

  • I kupton dhe i respekton vlerat tuaja. Kur zgjidhni të kërkoni ndihmë, ju arrini të ndihmoni që të përcaktoni rezultatet e dëshiruara. Gjeni një profesionist/e që e respekton vendimin e marrë nga vetë klienti, ose aftësinë tuaj për të zgjedhur atë që dëshironi të përfitoni nga terapia, trajtimi ose forma të tjera ndihme.

  • Që mund ta shpjegojë trajnimin dhe përvojën e tij apo të saj dhe se si lidhen ato me nevojat tuaja. Disa profesionistë të kualifikuar përfshijnë terapistë të licencuar për martesën dhe familjen, punonjës socialë klinikë të licencuar, psikiatër, psikologë, këshillues profesionistë, e kështu me radhë.

  • Ka seanca që janë të duhura për ju. Merrni në konsideratë kohëzgjatjen, çmimin dhe shpeshtësinë e secilës seancë dhe faktorë të tjerë, teksa ju vendosni se çfarë u përshtatet nevojave tuaja.

  • Është i/e gatshëm/me të këshillohet me udhëheqësin tuaj të Kishës mbi përparimin tuaj, nëse dëshironi. Kjo përfshin dhënien e sugjerimeve mbi mënyrën se si ai ose ajo dhe udhëheqësi juaj mund të punojnë së bashku për t’ju ndihmuar.

Synimet, Dobitë dhe Rreziqet

Ka më shumë të ngjarë që t’i plotësoni synimet tuaja kur i kuptoni natyrën dhe kufizimet e këshillimit. Këshillimi synohet që t’ju ndihmojë të mësoni se si t’i kuptoni dhe t’i ndikoni mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tuaja. Shumë njerëz përjetojnë përmirësim ose zgjidhje të shqetësimeve të tyre nëpërmjet procesit të këshillimit. Si përfundim, vendosja e një marrëdhënieje mirëbesimi do të jetë jetike për të bërë përparim gjatë terapisë. Kushtojini vëmendje reagimit tuaj emocional të fillimit kur bisedoni me profesionistin/en. Mirëbesojini vetes dhe gjykimit tuaj ndërsa kërkoni dikë që do të jetë personi i duhur për nevojat dhe personalitetin tuaj. Nëse nuk ndiheni të çlirët, vazhdoni të kërkoni. Ndonëse rezultatet e këshillimit nuk mund të jenë të garantuara, zotimi juaj për procesin do të ndikojë së tepërmi te mënyra se sa dobiprurës do të jetë këshillimi për ju.