Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“10: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“10: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos u frikëso, unë të ndihmoj’” (Isaia 41:13).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Kërkoni ndihmën e duhur për përkrahje.

  • Ushtrohuni që t’u përgjigjeni stimujve në mënyra të shëndetshme.

  • Mësoni se çfarë burimesh janë në dispozicion në komunitetin tuaj.