Mbështetjate Vetja
Udhëzime të Fillimit


“1: Udhëzime të Fillimit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“1: Udhëzime të Fillimit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Udhëzime të Fillimit – Koha Maksimale: 20 Minuta

Bëni një lutje hapjeje.

Njihuni me njëri-tjetrin. Secili nga ju të marrë një minutë kohë për të treguar emrin dhe diçka rreth vetes.

Mirë se Vini në Grupin Tonë të Mbështetjes te Vetja!

Lexoni:

Për shkak se Ati juaj Qiellor ju do, Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për t’ju forcuar gjatë çfarëdo situate me të cilën përballeni në jetë.

Ky grup do t’ju ndihmojë të mësoni zotësi shpirtërore dhe praktike për ta ndihmuar secilin prej nesh të kujdeset më mirë për trupin, mendjen, emocionet dhe marrëdhëniet tona. Teksa e frekuentoni këtë kurs, punoni me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për të ditur se si ta vini në zbatim atë që mësoni në jetën tuaj dhe në jetën e njerëzve që i doni. Këto mbledhje do të jenë një vend i sigurt për diskutime të sinqerta, teksa ky grup ndjek parimin e fshehtësisë dhe përdor gjuhë dhe sjellje që e fton Shpirtin. Ju ftoheni që të tregoni përvoja vetjake; në vend që të përqendroheni te problemet, tregoni për zgjidhje që keni gjetur ose që do t’ju pëlqente t’i provonit.

Lexoni:

Ky grup është vetëm për qëllime edukative. Nuk është një terapi grupi apo trajtim profesional për çështjet e shëndetit mendor. Nëse besoni se po përjetoni çështje kronike me depresionin, stresin dhe ankthin, zemërimin, varësinë ose çështje të tjera të shëndetit mendor, ju duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

Si Funksionon Grupi?

Lexoni:

Grupet e mbështetjes te vetja funksionojnë si një këshill. Atje nuk ka mësues apo ekspert. Në vend të kësaj, ju ndiqni materialet siç janë shkruar. Secila mbledhje e grupit zgjat nga 90 deri në 120 minuta. Aftësia juaj për t’u lidhur me njëri-tjetrin do t’ju ndihmojë ta ndieni Shpirtin dhe të bëheni më të ripërtërirë emocionalisht. Me udhërrëfimin e Shpirtit, ju do ta ndihmoni njëri-tjetrin që të:

  • Kontribuoni në mënyrë të barabartë në diskutime dhe veprimtari. Askush, veçanërisht ndërmjetësi, nuk duhet ta mbizotërojë bashkëbisedimin.

  • Qëndroni brenda kohës së caktuar, të dhënë për tregimin e përvojave.

  • Duajeni dhe përkraheni njëri‑tjetrin. Tregoni interes, bëni pyetje dhe jini të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve.

  • Jepni komente pozitive dhe ndërlidhëse; shmangeni dhënien e hollësive të pakëndshme.

  • Bëni zotime dhe mbajini ato.

Shikoni:

Grupi Im i Mbështetjes te Vetja”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [04:01]. (Nuk keni material filmik? Lexoni pjesën vijuese “Pa një Mësues, si do ta Dimë se Çfarë të Bëjmë?”)

Diskutoni:

Çfarë e bëri të suksesshëm grupin te materiali filmik? Çfarë do të bëjmë ne si grup për ta rritur mundësinë e pasjes së një përvoje që të ndryshon jetën?

Pa Mësues, si do ta Dimë se Çfarë të Bëjmë?

Lexoni:

Është e lehtë. Thjesht ndiqni materialet. Çdo kapitull në fletoren e punës ka pesë pjesë:

Raportoni: Diskutoni përparimin që bëtë gjatë javës lidhur me zotimet tuaja.

Themeli Im: Shqyrtoni një parim të ungjillit që do t’ju çojë drejt një mbështetjeje më të madhe shpirtërore te vetja.

Mësoni: Mësoni zotësi praktike që do të çojnë te një mbështetje materiale më e madhe te vetja.

Përsiatni: Dëgjoni për frymëzim nga Fryma e Shenjtë mbi mënyrën se si të veproni sipas asaj që mësuat.

Zotohuni: Premtoni të veproni sipas zotimeve gjatë javës gjë që do t’ju ndihmojë të përparoni. Gjithashtu do t’ua tregoni familjes ose miqve atë që mësoni në secilën mbledhje të grupit.

Si të Përdoret Kjo Fletore Pune

Kur t’i Shihni Këto Nxitje, Ndiqni Këto Udhëzime

Lexoni

Shikoni

Diskutoni

Përsiatni

Veprimtari

Lexoni

Një person lexon me zë të lartë për të gjithë grupin.

Shikoni

I gjithë grupi sheh materialin filmik.

Diskutoni

Pjesëtarët e grupit japin mendime për dy deri katër minuta.

Përsiatni

Individët qetësisht shqyrtojnë, meditojnë dhe shkruajnë për dy deri në tre minuta.

Veprimtari

Anëtarët e grupit punojnë në mënyrë të pavarur ose me anëtarë të tjerë gjatë kohës së caktuar.

Lexoni:

Ndonëse ky manual shpesh përdoret në grupet për mbështetjen te vetja të organizuara nga një kunj ose lagje, ai mund të përdoret gjithashtu kurdoherë me familjen, miqtë ose fqinjët që duan ta shqyrtojnë atë së bashku.

Lexoni:

Mbani mend se çfarë tregohet gjatë mbledhjeve të grupit është e fshehtë. Opinionet e shprehura në grupet tona janë ato të individëve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet ose doktrinën e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.