“Deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime” (Jobit 27:5).
Lexoni:
Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thënien nga Plaku Uirthlin:
“Dhe unë do të doja që ju të mbanit mend se kushdo mes jush, që merr hua nga fqinji i tij duhet t’ia kthejë gjënë që ai ka marrë hua, sipas asaj që bini dakord, përndryshe do të bëni mëkat; dhe ndoshta do të shkaktoni që fqinji të bëjë mëkat gjithashtu” (Mosia 4:28).
“Integritet do të thotë të bëjmë gjithmonë atë që është e drejtë dhe e mirë, pavarësisht nga pasojat e menjëhershme. Do të thotë të jemi të drejtë nga vetë thellësia e shpirtit tonë, jo vetëm në veprimet tona por, më e rëndësishmja, në mendimet tona dhe në zemrat tona. … Pak gënjeshtra, pak mashtrim ose marrja e një përfitimi të vogël të padrejtë, nuk janë të pranueshme për Zotin. … … Shpërblimi i përkryer i integritetit është shoqërimi i vazhdueshëm i Frymës së Shenjtë. … Kur bëjmë atë që është e drejtë, ai mund të banojë brenda nesh dhe të na udhërrëfejë në gjithçka që bëjmë” (Joseph B. Wirthlin, “Personal Integrity”, Ensign, maj 1990, f. 30, 32–33).
Diskutoni:
Përse të qenit të ndershëm është diçka e domosdoshme për t’u bërë më të ripërtërirë shpirtërisht?
Zotohuni:
Do të jem më i ndershëm në njërën nga nëntë fushat që i vlerësova me numër më lart.