“6: Themeli Im: Zgjidhini Problemet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“6: Themeli Im: Zgjidhini Problemet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Themeli Im: Zgjidhini Problemet – Koha Maksimale: 20 Minuta
Diskutoni:
Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?
Lexoni:
Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thënien nga Plaku Hejls:
“Vër re, ti nuk ke kuptuar; ke menduar se do të ta jap atë, kur ti nuk e more mundimin as për të më pyetur.
Por, vër re, unë të them se ti duhet ta studiosh atë tërësisht në mendjen tënde; më pas ti duhet të më pyesësh nëse është e drejtë dhe nëse është e drejtë, unë do të bëj që kraharori yt do të digjet përbrenda; si rrjedhim, do ta ndiesh që është e drejtë.
Por nëse nuk është e drejtë, ti nuk do të kesh ndjenja të tilla, por do të kesh një mpirje të mendimit që do të të bëjë ta harrosh gjënë që është e gabuar” (Doktrina e Besëlidhje 9:7–9).
“Zoti pret nga ne që të ndihmojmë për zgjidhjen e vetë problemeve tona. … Ne jemi qenie njerëzore që mendojmë e arsyetojmë. Ne kemi aftësinë t’i shquajmë nevojat tona, të planifikojmë, të vendosim synime dhe t’i zgjidhim problemet tona” (Robert D. Hales, “Every Good Gift”, New Era, gusht 1983, f. 8, 9).
Lexoni:
Fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë:
“Dhe tani, në qoftë se Zoti ka fuqi kaq të madhe dhe ka bërë kaq shumë mrekulli mes fëmijëve të njerëzve, si është e mundur që ai nuk mund të më udhëzojë që unë të ndërtoj një anije?” (1 Nefi 5:51.)
“Tani, unë, Nefi, nuk i punova trarët sipas mënyrës që mësohej nga njerëzit, as nuk e ndërtova anijen sipas mënyrës së njerëzve; por e ndërtova atë sipas mënyrës që Zoti më tregoi; prandaj ajo nuk ishte sipas mënyrës së njerëzve.
Dhe unë, Nefi, shkova në mal shpesh dhe iu luta Zotit shpesh; prandaj Zoti më tregoi gjëra të mëdha” (1 Nefi 18:2–3).
Diskutoni:
Në ç’mënyrë ishte në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?
Zotohuni:
Do të veproj sipas hapave që i diskutuam te veprimtaria për të punuar me problemin tim. (Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.)