Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“3: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“3: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Dhe gjithë shenjtorët të cilët kujtohen t’i zbatojnë dhe t’i bëjnë këto thënie, duke ecur me bindje ndaj urdhërimeve, do të marrin shëndet në kërthizën e tyre dhe palcë në kockat e tyre; dhe do të gjejnë urtësi dhe thesare të mëdha diturie, madje thesare të fshehura; dhe do të vrapojnë e nuk do të lodhen, dhe do të ecin e nuk do të këputen. Dhe unë, Zoti, u jap atyre një premtim se engjëlli shkatërrues do të kalojë pranë tyre, sikurse me fëmijët e Izraelit, dhe nuk do t’i vrasë. Amen” (Doktrina e Besëlidhje 89:18–21).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Të ndjek një plan për ushtrime fizike.

  • Të pushoj dhe të fle më shumë.

  • Të ushtroj higjienë të mirë vetjake.

  • Të bisedoj me një mik/e ose pjesëtar të familjes rreth zakoneve të mia të të ngrënit.