Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 42: Far Uest, Misuri: janar–korrik 1838


“Kapitulli 42: Far Uest, Misuri: janar–korrik 1838,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 161–63

“Kapitulli 42,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 161–63

Kapitulli 42

Far Uest, Misuri

(janar–korrik 1838)

Pamja
men trying to kill Joseph

Njerëzit e liq në Kirtland nuk donin të pendoheshin. Ata donin ta vrisnin Jozef Smithin. Jozefi duhej të largohej nga Kirtlandi. Ishte dimër dhe shumë ftohtë. Armiqtë e Jozefit e ndoqën atë. Ata kishin thika dhe pushkë për ta vrarë.

Pamja
Joseph hiding

Jozefi duhej të fshihej. Zoti e mbrojti kështu që armiqtë e tij nuk mundën që ta gjenin. Një natë Jozefi fjeti në të njëjtën shtëpi me ta. Ata nuk e dinin që ai ishte atje.

Pamja
Joseph walking by his enemies

Një herë tjetër Jozefi kaloi pranë armiqve të tij në rrugë. Ata e panë, por nuk e njohën.

Pamja
Missouri Saints welcoming Joseph

Jozefi udhëtoi qindra milje dhe shkoi në Far Uest, në Misuri. Shenjtorët në Misuri ishin të lumtur ta shikonin.

Pamja
Church members breaking into store

Disa nga drejtuesit në Misuri nuk po u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ata nuk donin të pendoheshin dhe ishin të egërsuar me Jozefin. Ata donin të pasuroheshin.

Pamja
Joseph saddened

Jozefi ishte i trishtuar. Këta burra kishin qenë miqtë e tij. Oliver Kaudëri, Dejvid Uitmer dhe njerëz të tjerë ishin shkishëruar. Ata nuk ishin më anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit.

Pamja
Joseph choosing new leaders

Burra të tjerë u zgjodhën të ishin drejtues të Kishës në Far Uest.

Pamja
Jesus appearing to Joseph

Një ditë Jozefi shkoi në një vend pranë Far Uestit. Jezusi tha që ky vend quhej Adam-ondi-Ahman. Është një vend i veçantë. Jezusi foli atje me Adamin dhe e bekoi atë. Adami bekoi fëmijët e tij tek Adam-ondi-Ahman. Nië ditë Jezusi, Adami dhe njerëz të tjerë të drejtë do të takohen përsëri atje.