Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 32: Kisha e Jezu Krishtit në Kirtland: mars–qershor 1833


“Kapitulli 32: Kisha e Jezu Krishtit në Kirtland: mars–qershor 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 123–25

“Kapitulli 32,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 123–25

Kapitulli 32

Kisha e Jezu Krishtit në Kirtland

(mars–qershor 1833)

Pamja
Joseph Smith and his counselors

Jozef Smithi ishte profeti i Kishës së Jezu Krishtit. Zoti i tha Jozefit se duhej të kishte disa burra që ta ndihmonin atë. Ata do të ishin këshilltarët e tij. Këshilltarët e tij duhej të ishin Sidni Rigdon dhe Frederik G. Uilliams. Jozefi dhe këshilltarët e tij ishin Presidencia e Parë e Kishës.

DeB 81:1; 90:6

Pamja
modern-day prophet

Sot profeti që jeton është udhëheqësi i Kishës. Ai dhe këshilltarët e tij quhen Presidencia e Parë.

Pamja
Joseph ordaining his counselors

Jozef Smithi dhe këshilltarët e tij u shuguruan në një mbledhje në Kirtland, Ohajo. Ishte një mbledhje e shenjtë. Të gjithë njerëzit në mbledhje morën sakramentin.

Pamja
Saints gathering

Disa javë më vonë, Jozef Smithi filloi kunjin e parë të Kishës. Një kunj formohet nga shumë anëtarë të Kishës që jetojnë pranë njëri-tjetrit. Të gjithë shenjtorët në Kirtland ishin në kunjin e parë. Sot Kisha ka shumë kunja.

Pamja
Saints building Kirtland Temple

Pastaj Jezusi tha se shenjtorët duhet të ndërtonin më shumë ndërtesa të Kishës. Ata duhej të ndërtonin një tempull në Kirtland. Ata kishin nevojë të ndërtonin një vend ku të punonte Presidencia e Parë. Kisha gjithashtu kishte nevojë për një shtypshkronjë.

Pamja
Saints framing Kirtland Temple

Shenjtorët iu bindën Zotit. Ata filluan të ndërtonin tempullin e Kirtlandit. Ishte e vështirë të ndërtohej një tempull. Të gjithë shenjtorët duhej të ndihmonin.

Pamja
church patriach giving blessing

Me Kishën u bashkuan më shumë njerëz. Jezusi i tha Jozefit të zgjidhte më shumë drejtues për shenjtorët. Ai tha se babai i Jozefit duhej të ishte Patriarku i Kishës. Patriarku u jep bekime shenjtorëve. Ai ka Priftërinë Melkizedeke.

Pamja
Joseph meeting with high council

Jezusi i tha Jozefit të zgjidhte dymbëdhjetë burra për të qenë këshilltarë të lartë. Ata janë burra që kanë Priftërinë Melkizedeke. Ata ndihmojnë shenjtorët të dinë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.