Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 64: Kisha e Jezu Krishtit Sot


“Kapitulli 64: Kisha e Jezu Krishtit Sot,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 236–37

“Kapitulli 64,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 236–37

Kapitulli 64

Kisha e Jezu Krishtit Sot

Pamja
Joseph Smith and brethren

Shumë vite kanë kaluar që kur Kisha filloi në Fajet, Nju Jork. Kisha është zmadhuar shumë në këto vite. Më 1830, gjashtë njerëz filluan Kishën ndërsa të tjerët shikonin.

Pamja
missionaries greeting various cultures

Misionarët shkuan në shumë vende për t’iu mësuar ungjillin njerëzve. Njerëzit i dëgjuan misionarët. Ata e besuan ungjillin dhe u bashkuan me Kishën. Sot kudo në botë jetojnë miliona anëtarë të Kishës. Ata flasin shumë gjuhë dhe janë të lumtur të jenë anëtarë të Kishës.

Pamja
modern prophets speaking at conference

Më 6 prill 1980, Kisha kishte datëlindjen. Ishte 150 vjeç. Më ditën e datëlindjes, Kisha pati një konferencë të veçantë. Kishte dy mbledhje në të njëjten kohë. Një mbledhje ishte në Fajet, Nju Jork. Profeti Spencer W. Kimbëll ishte atje në një shtëpi që ishte ndërtuar tamam si shtëpia e Piter Uitmerit.

Pamja
family gardening together

Takimi tjetër ishte në tabernakull, në qytetin e Sollt Lejkut. Në mbledhje kishte mijëra njerëz. Presidenti Kimbëll u foli shenjtorëve në televizion. Ai dedikoi shtëpinë e Piter Uitmerit. Të gjithë anëtarët e Kishës ishin shumë të lumtur të shikonin dhe dëgjonin profetin. Anëtarët e Kishës janë shumë të bekuar. Ne duhet të jemi mirënjohës që jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ne kemi një profet për të na drejtuar.